Familja Imeri: Albini ka të drejtë, të pastrohen listat nga mashtruesit / Veteranët të paguhen 700 euro

Aktuale

Familja Imeri: Albini ka të drejtë, të pastrohen listat nga mashtruesit / Veteranët të paguhen 700 euro

Nga: I. M. Më: 30 mars 2022 Në ora: 09:35
Foto ilustrim nga protestat për veteranët dikur

Familja Imeri i ka dalur në mbështetje kryeministrit të vendit Albin Kurtit, duke thënë se hetimi i listave të 60 mijë veteranëve është i domosdoshëm, pasi kjo është një plaçkitje e shtetit. Kjo familje, anëtari i së cilës Hakiu u vra për motive politike menjëherë pas luftës, e quan zhvatje të shtetit listën e pafundme të veteranëve mashtrues.

Por, gjithashtu kjo familje bën thirrje që veteranëve të vërtetë tu rriten përfitimet në 700 euro, për shkak të krizës.

Në vijim reagimi i plotë i familjes Imeri:

Kryeministri Kurti ka ngritur një çështje të rëndësishme, pastrimin e listave të veteranëve.

Veteranëve të rremë duhet t’u ndërpriten pagat (zhvatjet plaçkat) që po ua bëjnë qytetarëve të Kosovës.

-dhe ato paga që i kanë zhvatur deri më tani veteranët e rremë duhet t'i kthejnë në buxhetin e shtetit...

Veteranëve të vërtetë duhet t’u ngriten pensionet deri në 700 euro plus benefitet tjera që u takojnë si luftëtarë të lirisë dhe veteranë të vërtetë.

Nuk ka mundësi të jenë 60 mijë veteranë. Kjo është plaçkë e pastër, ky është krim ndaj shtetit dhe qytetarit të Kosovës.

Të gjithë ata që janë të involvuar në këto skema mashtrimi mbrojnë veteranët e rremë, sepse veterani i rremë pos që është veteran i rremë ai u shërben liderëve politik si instrument vote etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat