Ministrja Haxhiu nis vizitat e paralajmëruara në Hagë

Aktuale

Ministrja Haxhiu nis vizitat e paralajmëruara në Hagë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 19:16
Haxhiu gjatë qëndrimit të saj do të ketë takime me disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, i ka nisur vizitat e paralajmëruara në Gjykatën Speciale në Hagë.

Haxhiu gjatë qëndrimit të saj do të ketë takime me disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga kabineti i saj ditë më parë u bë me dije se ministrja e Drejtësisë do të ketë takime me ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqi, ish-eprorin e lartë Rexhep Selimi dhe të tjerët që po gjykohen tash e një vit si të akuzuar për krime të luftës.

Por, jo edhe me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, të cilët kanë refuzuar ta takojnë atë.

E ndërsa ambasadori i Kosovës në Holandë Dren Doli, u shpreh i lumtur t’i mirëpres ministren Albulena Haxhiu, nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevcin dhe të tjerët që janë në këtë vizite.

Doli tha se do të jetë një javë mjaft e ngarkuar.

“I lumtur t’i mirëpres në Holandë, Ministren e Drejtësisë nga Kosova Albulena Haxhiu, Saranda Bogujevcin, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Z. Adnan Rrustemi Kryetar & Z. Erxhan Galushi anëtar i Komisionit Parlamentar për Legjislacion dhe Imunitete. Na pret një javë e ngarkuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat