​Zgjatet afati për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë

Aktuale

​Zgjatet afati për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Departamenti i Tatimit në Pronë ka njoftuar se janë zgjatur afatet për kryerjen e obligimeve të tatimit në pronë.

Siç bëhet e ditur, bazuar në vendimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, afati për lëshimin e faturave të tatimit në pronë zgjatet deri më 31 mars.

Ndërsa afati për paraqitjen e ankesave ndaj faturës së tatimit në pronë dhe certifikatave të vlerave të vlerësuara zgjatet deri më 31 maj 2022.

Afati për pagesën e këstit të parë të detyrimeve të tatimit në pronë zgjatet deri më 30 qershor 2022.

Sipas vendimit të vjetër, afati për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë ka qenë dita e fundit e muajit prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat