​Kuvendi miraton dy projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar

Aktuale

​Kuvendi miraton dy projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar

Më: 31 mars 2022 Në ora: 08:52 Përditësuar në ora: 13:08 më 31.03.2022
Kuvendi i Kosovës

​Dështon zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të zgjedhin dy anëtarë të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, pasi asnjëri nga katër kandidatët nuk morri votat e mjaftueshme dhe u vendos për të përsëritur konkursin.

Megjithëse në votim morën pjesë 78 deputetë, prej tyre ishin 31 vota të pavlefshme. Ndërsa, kandidatja Fatlume Jaha mori 21 vota, Vlora Haziri 20 vota, Shkodran Manaj 18 vota dhe Ardian Hoti 17 vota.

Në bazë të kësaj, kryesuesi i komisionit vlerësues, deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca, tha se asnjëri nga kandidatët nuk ka fituar votat e mjaftueshme.

Gjyshinca: Asnjëri nga kandidatët nuk ka fituar votat e mjaftueshme

“Asnjëri nga kandidatët nuk ka fituar votat e mjaftueshme për të konkluduar këtë përzgjidhje”, tha ai.

Ky dështim sipas deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami do të sjellë pasoja te qytetarët.

Bajrami: Mos funksionalizimi i këtij institucioni ka pasoja tek qytetarët

“Qeveria me shumicën absolute nuk e di si do të procedojë tutje, mirëpo mos funksionalizimi i këtyre institucioneve po lë pasoja në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ajo.

Me përfundimin e kësaj pike, Kuvendi mbylli punimet e seancës së sotme plenare.

Deputetja e VV-së i kthehet ish-ministres Bajrami: Çka u ba Hykmete?

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj Sadiku, i është drejtuar deputetes së LDK’së, Hykmete Bajramit, pas fjalës së saj në Kuvend për mungesën e librave.

Derisa Tishukaj-Sadiku po fliste për mungesën e librave, duket se Bajrami ndërhyri edhe pse nuk dëgjohet se çka thotë.

Në këtë moment, deputetja e VV’së i kthehet Bajramit, duke i thënë “Çka u ba Hykmete? A?”.

“Po, veç kanë rrjedh nga unë dhe grupi i Vetëvendosjes”, dëgjohet duke thënë më pas ajo.

Kuvendi miraton në parim edhe projektligjin për pronën publike

Pasi u hodh në votim për herët ë tretë, me 65 vota pro është miratuar në parim projektligji për Pronën Publike.

Gjatë kësaj seance deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se fillimisht nuk morën pjesë në votim për këtë projektligj, pasi që opozita nuk ka qenë prezentë kur është diskutuar për Ligjin për Pronë Publike. 

Beqa: Kërkojmë që për ligjet e linjes të jenë ministrat prezent

Me 68 vota për asnjë dhe kundër Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile, së bashku me dy amandamentet e miratuara.

Kurse, me 63 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa kërkoi që kur të diskutohet për ligjet e linjave, të jenë prezent ministrat e atij dikasteri.

Beqa tregoi se arsyeja pse deputetë e PDK-së nuk morën pjesë në votim për Ligjin për Pronë Publike.

Beqa: Kërkojmë që për ligjet e linjes të jenë ministrat prezent

“Tek Ligji për Pronën publike nuk morën pjesë në votim për shkak se ne nuk kemi marr pjesë në diskutim dhe pozita ka diskutuar për këtë ligj shumë të rëndësishëm pa prezencën tonë ne do ta mbështesim atë ligj sepse është in rëndësishëm por ne kërkojmë që së paku kur të diskutohen ligjet e linjes ministrat me qenë përkatës këtu. Ne e dimë që ministrja nuk është këtu, ne si PDK sa i përket ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale ka qenë i nevojshëm dhe i domosdoshëm përmes këtij projektligji synohet të adresohen mangësitë që janë shfaqur përmes këtij zbatimit të këtij ligji në zbatim”, theksoi ai. 

AAK me pankarta “Ku është Ligji i Pagave?”, Konjufca: Besnik ku je inspiru për këto aksione

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri me të nisur seanca në karrigen e Albin Kurtit dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati ka vendosur pankarta “Ku është Ligji i Pagave”.

Për këtë, ka reguar Glaluk Konjufca i cili nuk mbante të qeshurat.

‘’Besnik ku je inspiru për këto aksione?’’, pyet Konjufca.

Me të filluar seanca plenare deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri pyeti Qeverinë e Kosovës se çka ndodhi me projektligjin për Paga që u zotua se në Kuvend do e sjellin më 31 mars.

Ai tha se ky aksion nuk ka të bëjë asgjë me reagimet e sindikatave të punëtorëve që po paralajmërojmë edhe protesta e greva.

Tahiri: Ku është ligji i pagave që Qeveria u zotua se do e sjell në Kuvend më 31 mars

“E di që nuk e kemi në agjendë ky është një aktivitet simbolik për të ngritur një çështje që e kemi ngritur gjatë dhe e cila lidhet jo me një zotim të timin por lidhet me një zotim të qeverisë Kurti të ministrit Sveçla i cili ka thënë se më datën 31 mars unë do ta procedoj ligjin e Pagave në Kuvend nga këtu i kam thënë mos u ngut, unë pyes thjesht ku është Ligji i Pagave pse po e ngirisim këtë nuk është sinkronizim me sindikata ky është një proces që e kemi nisur më 14 qershor në vitin 2021”, theksoi ai.

Musliu, deputetëve të VV-së: Reduktoni udhëtimet zyrtare dhe ejani t’i kaloni ligjet

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimet Musliu iu ka bërë thirrje deputetëve të LVV-së që ti reduktojnë udhëtimet zyrtare, dhe të jenë prezent në seancat e Kuvendit.

“Është mirë që si LVV t’i reduktoni pak udhëtimet zyrtare dhe t’i ftoni deputetët të mbajnë përgjegjësitë për çka ja dhënë qytetar i Republikës së Kosovës, dhe që të jenë këtu  për t’i kaluar ligjet”, tha Musliu duke u përgjigjur në pyetjen e Kryekuvendarit Glauk Konjufca, i cili pyeti se ku janë deputetët.

Deputetët më herët miratuan Projektligjin për kompensimin e viktimave të krimit.

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë

Kuvendi i Kosovës i Kosovës mblidhet sot për të vazhduar seancën parlamentare të së hënës.

Ndër të tjera në seancën e së hënës ishte planifikuar debat parlamentar për politikën e jashtme, por është shtyrë për një ditë tjetër për shkak se Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla dhe kryeministri Albin Kurti nuk ishin prezent në seancë.

Në seancën e kaluar ndër të tjera, Kuvendi i Kosovës e miratoi formimin e Komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Kjo pikë ishte propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Seanca e sotme pritet të fillojë në ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat