Përfundon fushata në Luginë, ja çfarë pret Ragmi Mustafi

Aktuale

Përfundon fushata në Luginë, ja çfarë pret Ragmi Mustafi

Nga: B. Toska Më: 31 mars 2022 Në ora: 21:07
Ragmi Mustafi kryetar i KKSh-së në Kosovën Lindore

Shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi, të cilat mbahen të dielën me 3 prill, marrin pjesë me dy lista.

Në këto zgjedhje pritet të votojnë mbi 60 mijë shqiptarë nga rreth 100 mijë banorë sa thuhet se janë.

71 për qind e qytetarëve në luginë janë shqiptarë.

Në zgjedhjet paraprake subjektet shqiptare kanë mbi 26 mijë vota.

Bëhet fjalë për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës me 10 kandidatë për deputetë dhe Alternativën Demokratike Shqiptare - me gjithsej 8 kandidatë.

Pra, edhe në këto zgjedhje shqiptarët nuk arritën të dalin me një listë si shkak i ndasive politike.

Lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës bartës të listës e ka deputetin aktual njëherazi shefin e listës Shaip Kamberin.

Derisa Lista e Përbashkët "Alternativa Demokratike Shqiptare bartës liste ka ish-kryetarin Shqiprim Arifin.

Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, tha për "Bota sot", se pret që shqiptarët e Luginës së Preshevës të dalin e votojnë dhe të zgjedhin më të mirin.

Ai konsideron se duhet të vazhdohet me politika zhvillimore për shqiptarët, rezistencën dhe mosnënshtrimin ndaj Vuçiqit duke kërkuar implementimin e dokumenteve të nënshkruara nga Qeveria e Serbisë dhe implementuara nga bashkësia ndërkombëtare.

Kryetari i KKSh-së, tha se duhet ta ruajnë numrin e tanishëm prej tre deputetëve, duke shpresuar të shtohet për të avokuar të drejtat e shqiptarëve.

Ragmi Mustafi, tha se roli i KKSh-së është të krijoj më shumë hapësirë e bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat