Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, ka përmbyllur fushatën parazgjedhore në Bujanoc.
Shqiprim Musliu, zv. kryetar i Bujanocit tha se kjo listë do të zotohet për zhvillimin e përparimin e Luginës.
Ai tha se Presheva, Bujanoci e Medvegja janë në duart tona.
Ai kërkoi dalje masovike në zgjedhje për të votuar koalicionin shqiptar.
Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani, tha se me votë zgjedhet përfaqësimi i barabartë.
Ajo tha se jo vetëm Shaip Kamberi, por edhe Sali Salihi e Adnan Salihu do të jenë zë i fuqishëm i shqiptarëve në Parlamentin serb.
Kandidati Adnan Salihu, tha se duhet ti japim jehon zërit të shqiptarëve anekënd botës.
Kandidati tjetër Sali Salihi, tha se shqiptarët kërkojnë drejtësi në shtetin ku jetojnë.
Kërkesat tona nuk po gjejnë zbatim nga Beogradi, por shqiptarët janë bërë bashkë dhe nuk do të heshtin.
Përmes deputetëve zëri i shqiptarëve te Luginës në gjithë botën.
Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi, tha po përçojmë mesazh se kemi vendosur që të jemi të bashkuar që të jetojmë në trojet tona.
Ai kërkoi nga mbi 30 mijë votues shqiptarë të votojnë koalicionin e Shqiptarëve të Luginës.
"Armiqtë janë ata që po e udhëheqin shtetin serb. Të gjitha padrejtësive duhet ti kundërvihemi", tha Nagip Arifi.
Kryetari i Bujanocit tha: Zgjohuni shqiptar se koha ka ardh.
Shaip Kamberi, kandidat për deputet, tha se për Luginën janë bashkuar. Presheva, Bujanoci e Medvegja janë një dhe bashkë.
"Do të përfaqësojmë të gjithë shqiptarët e Luginës", tha Kamberi.
Ai tha se nuk do të dorëzohen, por do të fuqizohen.
Neve na duhet përfaqësim të barabartë, zhvillim e përparim dhe i kemi borxh shqiptarëve.
Lugina është zbrazur nga Serbia.
Ai i kërkoi nga bashkëqytetarët në Kosovë me të drejtë vote të vijnë e votojnë në Luginë.
Ai kërkoi nga shqiptarët të mos pasivizohen, por të rezistojnë.
Ai kërkoi nga shqiptarët mos të votojnë për president, por vetëm për listën e Deputetëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës me nr 16.