Goditet për vdekje nga një veturë një punëtor i KEDS-it në Podujevë

Aktuale

Goditet për vdekje nga një veturë një punëtor i KEDS-it në Podujevë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Ka humbur jetën një punëtor i KEDS-it në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar vet KEDS-i përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ku thuhet se punëtori është aksidentuar gjatë kryerjes së detyrës.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se ai kishte pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK, por nuk ka arritur të mbijetojë/

“Sot rreth mesditës një punëtor i yni gjatë kryerjes së detyrës është aksidentuar për vdekje nga një veturë në Podujevë. I ndjeri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK. Por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë. Ky rast na ka tronditur pamasë, jemi të shokuar. Në këto rrethana të rënda bashkëndjejmë me familjen. Të njëjtën kohë ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë tē kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat