Pritjet në Jarinje e Dheu i Bardhë deri në 60 minuta

Aktuale

Pritjet në Jarinje e Dheu i Bardhë deri në 60 minuta

Më: 3 prill 2022 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Pritjet për të hyrë në Kosovë aktualisht janë deri në 60 minuta, pasi qytetarët që morën pjesë në zgjedhjet serbe kanë nisur të kthehen.

Në Bërnjak, pritjet për të hyrë në Kosovë nga Serbia janë 20 deri në 30 minuta. Ndërsa te Dheu i Bardhë janë prej 45 minuta deri 60 minuta. Në pikën tjetër kufitare Jarinje pritjet janë 60 minuta, sipas të dhënave të orës 18:11.

Në Serbi sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Serbët e Kosovës kanë votuar në Serbi, pasi votimi në territorin e Kosovës nuk u lejua nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë ditës, Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, deklaroi se qarkullimi në pikëkalimet e përbashkëta kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po vijon pa vonesa dhe pa incidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat