Është e habitshme se me çfarë neutraliteti po i përcjellin një pjesë e shqiptarëve në Shqipëri, qëndrimet e kryeministrit Edi Rama.
Disa qëndrime të tija, nuk mjafton të kualifikohen me çfarëdo fjalori të rëndë, asnjë fjalë nuk do ta peshonte, gabueshmërinë e tij.
Në kohën kur shumica, mbase 90 % e shqiptarëve, politikanëve dhe të tjerë, po shpresonin që shqiptarët të arrinin më në fund të merrnin frymë lirshëm, duke e parë si një shans të artë, që për shumë të mira, të jashtëzakonshme, si çlirimi i Kosovës nga Serbia, dhe njohja e Pavarësisë, ndihma për rrëzimin e komunizmit dhe demokratizimit të Shqipërisë nga Perëndimi, po merrnin kuptim, pasi ne tashmë u bëmë në një vijë, me një aleancë botërore që nuk e ka njohur historia.
Ne po ua shpërblenim Perëndimit mirësinë, respektin dhe ndihmën ndaj neve.
Mbështetja e Serbisë së turpëruar!
Ne u bëmë palë në Ukrainë për ta mundur Rusinë. Në Evropë, pa e numëruar këtu Bjellorusinë, vetëm Serbia u bë kundër-palë, pra aleate e Rusisë kundër Perëndimit.
Teksa ne së paku po radhisnim shpresat dhe ëndrrat për ta fituar një luftë politike me Serbinë, që nuk po na shqitet, duke e dëmtuar çështjen shqiptare dhe vetë shtetin, Kosovën, ngrihet Rama dhe ia zgjat dorën, për ta nxjerrë nga gremina diplomatike e politike, Serbinë. Edhe atëherë kur presidenti kroat kërkoi anëtarësimin e Kosovës në NATO. U falënderuar nga Vuçiqi për turpin ndaj shqiptarëve!
Ai e mbështeti hapur Serbinë dhe Vuçiqin, dhe me këtë institucionet e Serbisë, të cilat bashkëveprojnë me Rusinë në strategji, partneritet ushtarak, armatime, ideologji dhe më e rëndësishmja, që të dyja kultivojnë programe shfarosëse për fqinjët. Ndoshta janë të vetmet shtete në botë me këto programe. Nëse askush në botë nuk e beson këtë teori, rasti shqiptarëve janë shembull teorik dhe praktik i kësaj.
E rrënoi gjysmën e hovit diplomatik, të paktën të Kosovë për ta fajësuar Serbinë para botës, siç bëjnë krerët e shtetit të Kosovës.
Ndërsa, BE-ja ende nuk po i merr vendimet e vështira për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, dhe për ndihmë më të drejtpërdrejtë ushtarake për Ukrainën, dhe janë shtuar zërat, që edhe Serbia të sanksionohet, Rama hidhet dhe e mbron, ashtu siç bëri që në rastin e parë, me fillimin e pushtimit të Ukrainës, kur lejimin e marrjes së grurit dhe miellit për bizneset e Shqipërisë, sipas kontratave të bëra në Serbi, ai u mundua ta valonte si fitore të “Ballkanit të hapur”, një projekt që po identifikohet gjithnjë e më shumë si ruso-serb, për rritjen e dominimit të Serbisë, dhe ofrimin e shanseve për ndikim rus!
Të ishte për interes të shqiptarëve, ai së paku njëherë të vetme do t’i kishte kërkuar Serbisë, por edhe të kishte kritikuar BE-në, se si po e lejon Serbinë, që si sot, të mos mund të votojnë dhjetëra mijëra shqiptarë, e më shumë se aq iu është ndaluar të jetojnë në Serbi. Pra, asnjë fjalë për spastrimin e Kosovës Lindore qe më shumë se 20 vjet!
Ëndrra e këputur e Edi Ramës
Kur intelektualja Syzana Starikova kishte shkruar në tviter në ditën e rrenave me 1 prill se Edi Rama është një nga dy kandidatët për ta pasuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, eksperti i çështjeve të Ballkanit dhe më tej, Martin Henze, i shkruante, duke polemizuar, se nuk ka shanse për një njeri të identifikuar me drogën dhe krimin, që të zgjidhet në atë pozitë.
“Një kriminel, me sa duket i droguar, nuk do të bëhet shef i NATO-s”, i shkruante Henze, Starikovës, që më vonë tregoi se ishte një shaka e saj për 1 prillin.
Por, nuk u citua askush nga zyra e kryeministrit Rama, se kjo nuk ishte e vërtetë. Dukej të ishte një ëndërrim i mirë për të.
Ashtu si ky ëndërrim i tij u ndërpre, edhe qeverisja e tij duhet të goditet!
Krimet e tij të shumëfishta, të bazuara në mashtrimin dhe frymën ruso-serbe, janë plotësisht për t’u gjykuar nga shqiptarët.
Shansin kryesor e kanë ndëshkimin për drogën, por tashmë para tyre është afera e inceneratorëve, një supersakandal që po zbulon se si Qeveria me bashkëpunëtorë të saj të krimit e vidhnin hapur buxhetin e shtetit dhe i vidhnin drejtpërdrejtë shqiptarët!
Nuk mund të mbyllet ky proces pa nxjerrë para drejtësisë bashkëpunëtorët apo edhe vendimmarrësit e krimit, Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
Gjykata në Shqipëri, Prokuroria dhe SPAK-u nuk kanë pse të besohen më, nëse nuk i rrasin prapa grilave figurat kryesore të krimit!