Kurti: Autorët e masakrës në Bucha duhet të sillen para drejtësisë

Aktuale

Kurti: Autorët e masakrës në Bucha duhet të sillen para drejtësisë

Më: 4 prill 2022 Në ora: 11:09
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është bashkuar liderëve të tjerë shtetërorë që kanë dënuar masakrën ruse në Bucha të Ukrainës.

Duke thënë se autorët duhet sillen para drejtësisë dhe Rusia të mbajë përgjegjësi.

Kurti shkroi të hënën në Twitter se varret masive, njerëzit e vrarë brutalisht dhe shtëpitë e djegura, janë skena të njohura nga regjimet gjenocidale.

Varret masive, njerëz të vrarë brutalisht me pjesë trupi të humbur, shtëpi të djegura dhe qytete të kthyera në rrënoja janë të gjitha skena të njohura nga regjimet gjenocidale”, shkroi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat