OJQ-të i informojnë deputetët dhe mediet me 10 parimet, sesi duhet t’iu qasen viktimave të dhunës seksuale

Aktuale

OJQ-të i informojnë deputetët dhe mediet me 10 parimet, sesi duhet t’iu qasen viktimave të dhunës seksuale

Më: 4 prill 2022 Në ora: 14:48
Foto nga takimi

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione është takuar me përfaqësuesit e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), dhe organizata të tjera që merren me këtë çështje, me ç’rast është biseduar lidhur me parimet për ballafaqimin me të kaluarën në kontekstin e Kosovës.

Mehmet Musa, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka prezantuar 10 parimet që ndihmojnë të mbrohet identiteti, integriteti dhe barazia e viktimave të dhunës seksuale.

Mbrojtja e integritetit të dëshmitarëve është një parim tjetër. Duhet të kemi kujdes në zbulimin e identitetit të dëshmitarit. Ne kemi dhënë maksimumin që në këtë koalicion të rrjetit joformal të kemi edhe organizata të komunitetit serb. Është shumë e rëndësishme që edhe në vendet e rajonit me i shpërnda këto parime. Konflikti dhe lufta tek ne ka qenë e karakterit etnik. Kjo e bënë të veçantë dhe aq sa është e veçantë e bënë edhe të ndërlikuar. Është e rëndësishme që ne të zgjerohemi edhe më tutje. Shumë sfiduese është sepse nuk është një temë atraktive politike që kish me i ba me të ardh mbrapa shumë njerëz. Është një temë që donë vullnet politik më të madh. Në planin tonë është edhe takimi me anë të grupeve parlamentare. Është e rëndësishme me zhvillu me të gjitha grupet parlamentare”, tha ai.

Edhe mediat kanë tregu që nuk kanë qenë të vetëdijshëm se forma qysh ata e trajtojnë lajmin ka qenë në formë të gabuar. Numri 20 mijë i viktimave të dhunës seksuale vjen nga organizata “SDS”. Numri 20 mijë është vetëm shifër e një studimi se kaq mund të jetë numri i viktimave të dhunës seksuale. Kurrë asnjëherë s’ka me u dit shifra e saktë”, tha Musa.

Bekim Blakaj përfaqësues i Fondit për të Drejtë Humanitare, ka treguar se ideja e këtyre parimeve është që të informojnë subjektet politike, njerëzit dhe mediet sesi duhet t’i qasen viktimave të dhunës seksuale, dhe më pas të krijohet një kod në kuvend lidhur me këtë çështje.

Ne në Kosovë ideja e kampanjës është që me taku sa më shumë njerëz dhe kjo është pjesa e parë e informimit për këto parime. Kish qenë e mirë që këto parime të lexohen nga ju (deputetët) dhe të përfshijnë në një Kod të kuvendit. Në media shumë shpesh citohen individ të ndryshëm që i shkelin këto parime”, tha Blakaj.

Kushtrim Koliqi nga organizata “Integra”, tha se është temë shqetësuese kur në politikë flitet për viktimat e dhunës seksuale pa bazë dhe informimi me anë të parimeve ju ndihmon për kujdes në qasje. Ai tha se Kosova nuk ka një listë të viktimave civile të validuar nga shteti.

Kur është iniciuar kjo iniciativë është bërë duke dëgjuar politikanë të cilët fuqishëm e kanë mbajt diskursin publik jo informativ. Ne jemi të brengosur kur del një X politikan kur flet për numrin e viktimave pa bazë. Ose kur flet vetëm për një grup të viktimave. Këto deklarata na kanë shqetësuar neve. Këto parime janë shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë. Fakti është kur viktimat po vuajnë. Këto 10 parime i ndihmojnë një shoqërie të shëndoshë. Në qoftë se shoqëria përfito nga to ne i promovojmë secilën prej tyre. Këto parime janë baza e një shoqërie që donë të ballafaqohet me të kaluarën. Ne kemi me insistuar që këto parime me mujt me i promovu”, tha Koliqi.

Se Kosova ende nuk ka një listë me viktimat civile, e habiti deputeten e VV-së, Tinka Kurti.

Interesante që në kaq vonë nuk e kemi një diskurs të vendosur dhe ende ka dilema se si duhet t’i referohemi kategorive të caktuara. Çka unë e shohë shumë kruciale në trajtimin e kësaj teme është se diskursi publik që shfaqet prej mediave dhe mediumeve. Na tregoni nëse keni pasur diskutime apo mirëpriten nga shtetet fqinje”, pyeti ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat