Tallja “Kush është ky” për Isa Mustafën, Përparim Rama tregon a e ka pasur seriozisht

Aktuale

Tallja “Kush është ky” për Isa Mustafën, Përparim Rama tregon a e ka pasur seriozisht

Më: 5 prill 2022 Në ora: 22:22
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për një intervistë të tij para disa kohëve kur kishte thënë për Isa Mustafën se “kush është ai”.

Rama kishte shtuar “ai këngëtari a?”, ndërsa Mustafa ishte përgjigjur duke thënë se Rama duhet “të shikojë e të punojë, e të mos merret me këso fjalëve”.

Rama ka thënë se komentet e tij kanë qenë serioze.

“Isha në një emision atje dhe më pyeten. Unë e kisha seriozisht. Nuk e dija a e kishte për atë këngëtarin apo për këtë”, tha Rama.

Tutje ai shtoi se Mustafa nuk është dashur të i marrë seriozisht shakatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat