Dyshimet për punësime me të njohshëm në KEK/ Sot LDK dorëzon kallëzim penal në Prokurori

Aktuale

Dyshimet për punësime me të njohshëm në KEK/ Sot LDK dorëzon kallëzim penal në Prokurori

Nga: M.L. Më: 6 prill 2022 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot nga ora 14:00 do të dorëzojë kallëxim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në KEK.

“Sot (e mërkurë), më datë 6 prill 2022, në orën 14:00, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëxim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në KEK.

Pas dorëzimit të kallëzimit mbahet konferencë për medie, para Pallatit të Drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Ditëve të fundit është raportuar se në konkursin e shpallur në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) janë punësuar familjarë të anëtarëve të Vetëvendosjes.

Kujtojmë se edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet pas punësimeve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Përmes një njoftimi për media, Prokuroria njofton opinionin se tashmë Departamenti për Krime Ekonomike ka nisur hetime pas raportimeve nëpër media lidhur me këtë rast.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas raportimeve të publikuara në disa portale lidhur me pretendimet se janë kryer shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), më 04.04.2022, ka iniciuar hetime, ashtu që do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllimtë sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin për media nga zyra për komunikimi publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat