Lajmërohet Isa Mustafa, ka disa fjalë për Vjosa Osmanin

Aktuale

Lajmërohet Isa Mustafa, ka disa fjalë për Vjosa Osmanin

Më: 6 prill 2022 Në ora: 15:33
Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa

Vjosa Osmani që arriti të ulet në karrigen e të pares së shtetit në prill të vitit të kaluar kur u zgjodh presidente në raundin e tretë të votimit, të hënën, i ka bërë një rezyme punës së saj ku ka folur për atë që është angazhuar.

Por, ish-kryeministri Isa Mustafa që foli lidhur me  punën e saj në krye të shtetit në 12 muajt e fundit, ka vetëm fjalë të këqija.

Mustafa thotë se gjatë një viti Vjosa Osmani është marrë me stigmatizimin e kundërshtarëve e gjetjen e armiqve sesa me problemet e brendshme të Kosovës.

“Nuk kam vërejtur se është preokupuar për probleme të brendshme. Më tepër është marrë me stigmatizimin e kundërshtarëve, me gjetjen e armiqve të Kosovës, sesa me hapjen e prosperitetit të Kosovës dhe me trajtimin e shumë problemeve të brendshme. Është ikja e njerëzve nga vendi, rritja e çmimeve, inflacioni, papunësia, gjendja sociale, problemi i veriut të vendit dhe me serbët atje, qëndrimi sundues i pozitës ndaj opozitës në Kuvend, çështje që nuk i kanë interesuar Presidentes. Pas agresionit rus në Ukrainë, Presidentja dhe Kryeministri merren çdo ditë me Ukrainën, por të dytë e dinë se askush nuk i pyet për këtë punë”, tha Mustafa.

Ish-shefi i LDK-së tha se ajo s’i ka kundërshtuar deklaratat skandaloze të kabinetit të saj për mediat.

“Presidentja është marrë shumë me të kaluarën, ka kritikuar marrëveshjet e arritura në dialog, marrëveshjen e Washingtonit, por nuk e ka bërë asnjë hap për ndryshimin e tyre apo s’ka dhënë asnjë ide të re për dialogun e ardhshëm. Nuk ka kundërshtuar as deklaratat skandaloze të kabinetit të saj për mediat”, u shpreh ai.

Mustafa konsideron se Osmani s’ka asnjë rol unifikues ashtu siç duhet ta ketë një president.

Sipas ish-kryetarit të Prishtinës, Osmani është unifikuese vetëm me kryeministri Kurti sepse ia noterizon çdo vendim.

Çdo gjë mund të pritet nga Vjosa, por kurrsesi një rol unifikues. Ajo nuk mund të bëjë punë pa u grind me dikë, pa e kritikuar dhe pa sulmuar. Me këtë rol është bërë presidente e jo me rolin unifikues. Roli unifikues dhe Vjosa si Presidente janë dy botëra të ndryshme. Unifikuese është vetëm me Kryeministrin, sepse ia noterizon çdo vendim dhe çdo qëndrim, bile edhe lule vëjnë bashkë, si me qenë një kabinet”, tha Mustafa të mërkurën.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti udhëheqë edhe me politikën e jashtme të vendit, për të cilën Mustafa tha se i vjen keq për gjendjen në të cilën ka ardhur.

Ish-kryetari i LDK-së tha se Osmani si udhëheqëse e politikës së jashtme ka pasur shëtitje e tubime ndërkombëtare pa asnjë efekt për vendin dhe tentim për t’ju “dhënë mend” BE-së e SHBA-së.

“Më vjen shumë keq për gjendjen në të cilën kemi ardhur me politikën e jashtme. Është shetitje në tubime ndërkombëtare pa nxjerrë asnjë efekt për vendin, trishtim i vazhdueshëm i qyterarëve se po na sulmon Serbia, tentim për tu “dhënë mend” BE-së dhe SHBA-së, ngecje totale të dialogut dhe çortime të hapura nga vendet e QUINT-it. S’ka asnjë njohje të re, asnjë aplikim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Tjerat janë foto, pa rezultate konkrete”, tha Mustafa.

Mustafa gjithashtu tha se Osmani është nën hijen e Kurtit ditën që i është bashkangjitur Vetëvendosjes dhe ka braktisur LDK-në.

“Sa i përket hijes, ajo ka pranuar hijen ditën që iu ka bashkangjitur Vetëvendosjes dhe e ka braktisur partinë që e ka rritë”, tha Mustafa.

Më 4 prill të vitit të kaluar, 71 deputetë zgjodhën Vjosa Osmanin në postin e presidentes në raundin e tretë të votimit.

E kuorumin për zgjedhjen e saj si shefe e shtetit ia mundësuan deputetët e LDK-së të cilët morën pjesë në votim për dallim nga PDK, AAK e Lista Serbe të cilët nuk morën pjesë në seancë.

Mandati i Osmanit është pesë vjeçar dhe skadon në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat