Flet kandidati që aplikoi mbi 10 herë për punë në KEK

Aktuale

Flet kandidati që aplikoi mbi 10 herë për punë në KEK

Më: 6 prill 2022 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë së mërkurës ka dorëzuar kallëzim penal për punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ishte viti 2007 kur kishte aplikuar për herë të parë për t’u punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Sipas Fidaim Gllarevës- i cili për herë të fundit mori përgjigje negative për t’u bërë pjesë e kësaj ndërmarrjeje publike këtë muaj, në konkurset e KEK-ut kishte aplikuar mbi 10 herë.

Gllareva shprehet i bindur se përgatitja profesionale nuk i mungon. Por, ngre dyshime se punësimi po bëhet bazuar në kritere të tjera.

Dyshime të njëjta patën edhe qindra kandidatë të tjerë që aplikuan në këtë konkurs.

Prandaj, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për dyshimet për punësime të parregullta në KEK.

E drejt këtij institucioni të drejtësisë, morën rrugë edhe zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë së mërkurës.

Këta dorëzuan kallëzim penal në lidhje me punësimet, për të cilat u raportua se të pranuarit, janë të afërt me partinë në pushtet.

Sipas Shkëmb Manajt të LDK’së, ky konkurs publik është shpallur ndërmjet dy rundeve zgjedhore dhe vet hapja e 125 pozitave ka qenë konkurs me ndikim politik.

E nga shoqëria civile po thonë që kjo formë e punësimit në ndërmarrje publike duhet ndaluar.

Mexhide Demolli nga Lëvizja FOL, vlerëson se ky konkurs duhet të anulohet.

Nga Korporata Energjetike e Kosovës përmes një reagimi është thënë që do të shqyrtojnë secilën ankesë dhe do të marrin masa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat