Lutfi Haziri: Ne shkojmë në zgjedhje të reja nëse qeveria është e gatshme

Aktuale

Lutfi Haziri: Ne shkojmë në zgjedhje të reja nëse qeveria është e gatshme

Më: 7 prill 2022 Në ora: 08:47
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja.

Haziri i pyetur për këtë çështje, ka thënë se në krye të Qeverisë kemi një kryeministër i cili qysh ditën e parë ka kërcënuar me shkuarje në zgjedhje.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se ata janë të përgatitur edhe për një skenar të tillë.

“Ai ka kërcënu ditën e parë me na çu në zgjedhje. Me rastin e zgjedhjes së presidentes ka thanë, nëse nuk votohet me e ndryshu ligjin për zgjedhje, kemi me shku në zgjedhje.

Pa hy hiç në Qeveri ka mendu me shku në zgjedhje. Kjo nuk është e re. Pas një viti me thanë po shkojmë në zgjedhje, ne jemi të përgatitur, ne nuk kemi nevojë as me nxjerr pluhur a është kohë e mirë, a është kohë e favorshme. Kemi pasur një parti politike që sa herë që kanë dalë mirë në sondazhe e kanë çu bvendin në zgjedhje. A është e gatshme me i rreziku 7 milionë euro vetëm me e çu vendin në zgjedhje, le ta bon kalkulimin ne dalim në zgjedhje. 1 vjet njerëzit e kanë pa formën e qeverisjes dhe munden me e shprehë prapë votën politike”, ka thënë Haziri në kanal 10.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat