Pozhari i përgjigjet Xhavit Halitit: Kurti nuk i ka 2-3 milionë, nuk ka lidhje me fondet e luftës, ka qenë i burgosur dhe i rrahur për vdekje

Aktuale

Pozhari i përgjigjet Xhavit Halitit: Kurti nuk i ka 2-3 milionë, nuk ka lidhje me fondet e luftës, ka qenë i burgosur dhe i rrahur për vdekje

Nga: H.O. Më: 8 prill 2022 Në ora: 09:12
Xhevdet Pozhari

Njohësi i ҫështjeve politike, Xhevdet Pozhari në një postim të tij në Facebook ka komentuar deklaratat e fundit të deputetit Xhavit Haliti.

Pozhari shkruan se Hliti po na tregon nëse kryeministri Albin Kurti ka qenë në UҪK apo jo.   

Mirëpo sipas tij, dihet që Kurti nuk i ka 2-3 milionë euro, nuk ka lidhje me fondet ‘Vendlindja thërret’ apo të "3 përqindshit".

Postimi i plotë:

Xhavit Haliti po na tregon nëse ka qenë Albin Kurti në UÇK ose jo!

Sa e dimë ne:

▪︎Albin Kurti nuk i ka 2-3 milionë.

▪︎Albin Kurti nuk ka pasur asnjë lidhje me fondet "Vendlindja thërret" apo të "3 përqindshit".

▪︎Albin Kurti ka qenë i burgosur dhe i rrahur për vdekje në burgjet famëkeqe në kohën kur disa "komandantë" kanë "luftuar" nga hotel Rogneri.

Sot, kur Xhaviti dhe të ngjashmit ende mundohen të thirren në meritat e UÇK-së, thuajse ajo ka qenë kompani private e tyre, e jo vlerë e këtij populli, duhet ta dinë se të rinjtë janë ngopur me pallavrat e juaja përgjatë dy dekadave në pushtet.

Ata presin shpresë nga Qeveria e Albin Kurtit./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat