PDK i kërkon Kurtit raportin për njëvjetorin e punës

Aktuale

PDK i kërkon Kurtit raportin për njëvjetorin e punës

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:29
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, për të sjellë në Kuvend raportin njëvjeçar të punës së tij.

Siç tha Tahiri, edhe pse Kurti ‘nuk ka shumë për të prezantuar’, PDK kërkon që në seancën pas dy javësh, të sjellë raportin.

“Kryeministri Kurti ka hezituar ta sjell një raport për njëvjetorin e qeverisë. Ju e dini që në mars u bë një vit që Kurti ka marr drejtimin e qeverisë së dytë dhe mungon transparenca, angazhimi i tij në parlament për të prezantuar punën e tij”.

Ne e dimë që s’ka shumë për të prezantuar, më shumë kemi dështime e degradime se që kemi pasur ndonjë progres në fusha të ndryshme. Si grup parlamentar i PDK-së, kemi pasur kërkesë dhe kemi ftuar Kurtin që jo në seancën e radhës të enjten, por pas dy javësh të vijë dhe të sjellë një raport për punën njëvjeçare dhe të kemi debat parlamentar”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat