Caktohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për tërheqjen e 95 mijë euro

Aktuale

Caktohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për tërheqjen e 95 mijë euro

Më: 8 prill 2022 Në ora: 18:48
Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve I.A. dhe SH.B. të dyshuar për tërheqjen e 95 mijë euro.

Sipas gjykatës, I.A. Shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për shkak të veprave penale keqpërdorimi i besimi nga neni 330 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale në bashkëkryerje mashtrimi.

“SH.B. Shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje mashtrimi dhe veprën penale rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve. Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit i Përgjithshëm kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara si më lartë”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat