Arrestimet e sotme, Ganja e PDK-së kërkon dorëheqjen e Mehmetit e Sveçlës

Aktuale

Arrestimet e sotme, Ganja e PDK-së kërkon dorëheqjen e Mehmetit e Sveçlës

Më: 8 prill 2022 Në ora: 20:41
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Samedin Mehmeti dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Musliu thotë se dorëheqja e tyre do t’i bënte nder Kosovës.

Kërkesa e Musliu vjen pas arrestimit të një numri të madh të policëve në pikat kufitare.

“Pas arrestimit të numrit të madh të policëve, nuk ka më kuptim që edhe më tutje të ushtrojnë detyrën e tyre, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla”, shkroi Musliu në Facebook.

"Dorëheqja e tyre do t'i bënte nder Policisë së Kosovës, Kosovës dhe vet Mehmetit e Sveçlës”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat