Kurti: E kam kritikuar BE-në, por jo me cinizëm; NATO dhe BE s’kanë alternativë

Aktuale

Kurti: E kam kritikuar BE-në, por jo me cinizëm; NATO dhe BE s’kanë alternativë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 22:50
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vetë ai, disa herë e ka kritikuar Bashkimin Evropian, por ka thënë se kritikën e ka mësuar nga BE-ja.

Kurti, i cili gjendet në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi, në një intervistë për gazetaren e Politico Europe dhe Agjencisë ANA, Nektaria Stamouli, ka thënë se BE-dhe NATO-ja nuk kanë alternativë.

“Ne jemi fëmijë të Evropës” dhe “ne nuk nervozohemi dhe të themi shkojmë me një superfuqi tjetër”, ka thënë Kurti derisa ka folur për Bashkimin Evropian

“Unë kam qenë vet kritik ndaj BE-së, por asnjëherë cinik. Kritikën që e kam mësuar nga Evropa. Pra intelektualisht, jo vetëm politikisht. Ne jemi fëmijë të Evropës, ndërsa BE është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe prosperitetit, jo vetëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Njerëzit mund të jenë të frustruar, por nuk ka dhe nuk shohim alternativë tjetër. Nuk nervozohemi dhe të themi shkojmë me një superfuqi tjetër”, ka theksuar kryeministri Kurti.

“Jo, NATO dhe BE s’kanë alternativë”, ka theksuar ai.

Kurti, ka folur edhe për tema të tjera, por edhe për rrezikun nga ndonjë jostabilitet i mundshëm pas luftës në Ukrainë. Ai ka thënë Kosova nuk është e frikësuar, por vixhilente.

“Ajo që shohim sot në Ukainë, është tronditëse por jo befasuese. S’duhet të frikësohemi, sepse popujt tanë janë paqedashës, por duhet të jemi vigjilentë, sepse ka pasur një zhvillim të aleancave ushtarake dhe varësisë energjetike nga Kremlini përgjatë këtyre 10 vjetëve”, ka thënë ai.

Kurti, që gjendet në Greqi, ka thënë se populli i Kosovës dhe ai i Greqisë, sikurse dy qeveritë, nuk kanë çështje të pazgjidhura. Gjatë forumit, Kurti ka thënë se kjo është koha më e mirë që Greqia ta njoh përfundimisht pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat