​Mbërrijnë në gjykatë policët e arrestuar në Vërmicë

Aktuale

​Mbërrijnë në gjykatë policët e arrestuar në Vërmicë

Më: 9 prill 2022 Në ora: 10:25 Përditësuar në ora: 10:37 më 09.04.2022
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbërrijnë në gjykatë policët e arrestuar në Vërmicë

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë disa prej policëve të arrestuar gjatë operacionit “Pika 2” në pikë kalimin kufitar në Vërmicë gjatë së premtes.

IPK tha se nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e tij ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar në veprimtari kriminale të veprës penale të ‘marrjes së ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar’ . 

Si pjesë e procedurave administrative nga IPK është dhënë edhe rekomandimi për suspendim nga detyrat e punës për zyrtarët tashmë të arrestuar.

Në pikën kufitare në Vërmicë janë arrestuar 26 zyrtarë policorë, prej tyre dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë.

Sot pritet të dalin para gjykatës 26 policët e arrestuar në Vërmicë

26 zyrtarët e arrestuar në aksionin “Pika 2”, nga Policia e Kosovës kanë mbërritur në gjykatës dhe sot pritet që të dalin para trupit gjykues.

Të njëjtit dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Policia e Kosovës, respektivisht Inspektorati policor ka arrestuar 26 persona gjatë ditës së premte, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës apo marrje të ryshfetit.

Në këtë aksion i cili është zhvilluar në pikën kufitare në Vërmicë janë arrestuar 2 rreshterë policor si dhe 24 zyrtarë të tjerë.

“Bazuar në këto veprime të suksesshme hetimore, IPK në kuadër të operacionit “Pika 2” ka arrestuar sot 26 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë), që të gjithë të dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” ‘marrje e ryshfetit’”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat