Osmani uron Ditën e Kushtetutës me fotografinë e vajzave të saj me Kushtetutë

Aktuale

Osmani uron Ditën e Kushtetutës me fotografinë e vajzave të saj me Kushtetutë

Më: 9 prill 2022 Në ora: 10:49
Kushtetuta e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uruar Ditën e Kushtetutës së vendit, duke kujtuar sakrificën e popullit, në mënyrë, që siç thotë ajo, një ditë të jetësohet ëndrra për të jetuar të lirë.

Në postimin e shpëndarë në Facebook, shihen binjaket e presidentes me librin e kushtetutës.

“Sot në Ditën e Kushtetutës, kujtojmë sakrificën e gjatë e të dhimbshme të popullit tonë, në mënyrë që një ditë, në kushtetutën e vendit tonë, të jetësohet ëndrra për të jetuar të lirë”, ka shkruar presidentja në Facebook.

Ajo tha se duhet ruajtur dhe mbrojtur sovranitetin e vendit, i cili i takon popullit.

“Në përvjetorin e Kushtetutës, sikurse edhe çdo ditë tjetër, duhet veprojmë, të sillemi e të ecim, siç thuhet në aktin më të lartë juridik: ta ruajmë dhe mbrojmë sovranitetin, i cili buron nga populli dhe i takon popullit. Urime Dita e Kushtetutës”, ka shkruar ajo tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat