Apel Qeverisë, ndalojeni shitjen e shtëpive të shqiptarëve në veri, ndalojeni boshatisjen!

Aktuale

Apel Qeverisë, ndalojeni shitjen e shtëpive të shqiptarëve në veri, ndalojeni boshatisjen!

Nga: B. Gjaka Më: 10 prill 2022 Në ora: 15:03
Lagjja e boshnjakëve në veri të Mitrovicës

Apel për të gjithë pronarët e shtëpive në pjesën veriore dhe institucionet e pushtetit qendror të Republikës së Kosovës:

Luteni të gjithë qëndroni në tokat tuaja stërgjyshore, mos u bëni viktima të matrapazëve (sekserëve) të cilët dëshirojnë të pasurohen përmes ndërmjetësimit të shitjes së shtëpive dhe pronave tuaja.

Serbia po vazhdon (pa pengesë) nga institucionet tona kolonizimin e veriut të Kosovës (Mitrovicën e veriut).

Lajmi i këtyre ditëve për shitjen e shtëpisë së ish deputetit Ramadan Kelmendi dhe blerja nga qeveria e Serbisë përmes sekserëve shqipfolës ishte shokues për të gjithë banorët shqiptarë që jetojmë në pjesën veriore.

Vazhdimi i shitjes së pronave të shqiptarëve krijon ankth dhe pasiguri për të gjithë, ndërsa institucionet tona si këto lokale ashtu edhe ato qendrore po heshtin para kësaj dukurie të shëmtuar dhe tejet trishtuese, e cila për synim kryesor e ka shitjen e të gjitha pronave të shqiptarëve në pjesën veriore për qëllimin e vetëm të pasurimit të disa individëve të pandërgjegjshëm dhe me këtë Serbia do ta realizon qëllimin e kolonizimit të Mitrovicës së veriut dhe ndarjen e Kosovës.

si mund të heshtin përfaqësuesit e partive politike dhe Qeveria para kësaj shpërngulje, e cila po vazhdon të bëhet çdo ditë me joshjen e parave.

Apelojmë te institucionet qendrore të ndërmarrin masa urgjente në parandalimin e boshatisjes së veriut të Mitrovicës përndryshe pas një kohe të shkurtër nuk do të mbetet këtu asnjë shqiptar.

B. Gjaka

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat