Ministrja Hajdari sqarohet pasi goditi me veturë një fëmijë

Aktuale

Ministrja Hajdari sqarohet pasi goditi me veturë një fëmijë

Nga: M.L. Më: 10 prill 2022 Në ora: 21:44
Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësish dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka dhënë një sqarim rreth aksidentit të sotëm në lagjen “Arbëria” ku mbeti i lënduar një fëmijë.

Hajdari ka thënë se gjersa ishte duke vozitur kishte hasur në dy fëmijë, njëri prej të cilëve ishte përplasur në veturën e saj.

Ajo tregoi se ka lajmëruar Policinë më pastaj janë marr me rastin, derisa sipas saj fëmija nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Postimi i plotë:

Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqsisht njëri nga ta u përplas në veturën time.

Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmiut dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit.

Ndjehëm më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmiu nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi.

Fëmiut i uroj shëndet e jetë të gjatë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat