​Kuvendi nesër debaton mbi politikën e jashtme

Aktuale

​Kuvendi nesër debaton mbi politikën e jashtme

Më: 11 prill 2022 Në ora: 23:39
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë nesër nga ora 13:00 debat parlamentar mbi politikën e jashtme.

Debati me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kishte qenë i paraparë të mbahej javën e kaluar, por nuk u mbajt për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla. 

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kërkesa për debat erdhi për shkak të situatës së rënduar në të cilën gjendet politika e jashtme e Kosovës.

Njoftimi

Data:  12 prill 2022

Dita:  E martë

        ​Seancë plenare

·      Vendi:  Kuvendi i Kosovës

·      Koha:  13:00

Rendi i ditës

1.    Debat parlamentar për politikën e jashtme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat