Delegacioni nga Izraeli sot do të pritet nga ministri Elbert Krasniqi

Aktuale

Delegacioni nga Izraeli sot do të pritet nga ministri Elbert Krasniqi

Më: 12 prill 2022 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Një delegacion nga shteti i Izraelit, kryesuar nga Ministri për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej, sot do të vizitojnë Kosovën.

Delegacioni do të priten nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Agjenda:
Ora 10:00 – 10:15 – Homazhe te Pllaka memoriale në nderim të viktimave të Holokaustit. (Oborri i ndërtesës së Kuvendit)

Ora 10:15 – 11:15 – Takim bilateral në mes të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrit për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38)

Ora 11:15 – 11:55 – Konferencë e përbashkët për media e dy ministrave. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla e konferencave).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat