Kurti: Në prill do të ndahen nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik dhe privat, si dhe pensionistët

Aktuale

Kurti: Në prill do të ndahen nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik dhe privat, si dhe pensionistët

Më: 12 prill 2022 Në ora: 08:37 Përditësuar në ora: 11:45 më 12.04.2022
Albin Kurti dhe Hekuran Murati

Kurti: Armatosja e vazhdueshme e Serbisë, shprehje e frikës së saj se mund të mbetet e vetmuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se armatosja e vazhdueshme e Serbisë është shprehje e frikës së saj se do të mbetet e vetmuar.

Kryeministri Kurti këto komente i bëri gjatë një konference për media, teksa ka paraqitur mbështetjen prej 100 euro për muajin prill për pensionistët, punëtorët e sektorit privat, punëtorët e sektorit publik, dhe studentët.

Sipas Kurtit, Kosova është e brengosur dhe e vëmendshme për armatosjen e vazhdueshme të Serbisë, por nuk ka frikë.

Kurti: Armatosja e vazhdueshme e Serbisë, shprehje e frikës së saj

“Ne jemi të brengosur, jemi të kujdesshëm, mirëpo nuk frikësohemi. E dimë që i kanë 42 baza ushtarake rrotull kufirit me Kosovën, që është kufiri më i gjatë, me 178 km dhe rrotull i kanë 42 baza ushtarake ofensive, por pavarësisht kësaj, ndonëse ne nuk jemi në NATO, NATO-ja është te ne… Besoj që edhe territori, shteti, dhe qytetarët janë të sigurt. Ndërkaq, Serbia më duket se ndodhet në panik, kur po e vërejmë që nuk mund të qëndrojë në tri katër ulëse njëkohësisht më. Ajo po përpiqet të forcohet për vete, sepse ndoshta mund të ngelet e vetmuar. Pra, armatosja e vazhdueshme e Serbisë nuk është e parrezikshme për rajonin dhe për Republikën e Kosovës, mirëpo në anën tjetër është shprehje e frikës së tyre se mund të ngelet e vetmuar atëherë kur po duket që nuk do të mund të qëndrojë në disa karrige siç janë mësuar”, tha Kurti.

Kryeministri, i pyetur nga mediatlidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit të mësimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës, ka thënë se Qeveria e tij po sulmohet nga anë të ndryshme, e të cilat siç ka thënë ai, po përpiqen t’ua ndalin shpejtësinë e punës.

Derisa theksoi se për këtë çështje, do të sqarohet vet ministrja Nagavci.

Kurti: Qeverisja jonë e mirë nuk e ka ndërmend të ndalet

“Sa i përket ministres Nagavci, më së miri është që ajo të jap një sqarim për këtë gjë. Mirëpo duhet ta keni parasysh që Qeveria jonë demokratike me qeverisje të mirë në çdo fushë nuk e ka ndërmend të ndalet, për shkak se po e vërejmë qartazi se po kemi sulme të ndryshme, të cilat po përpiqen të na e zvogëlojnë shpejtësinë. Mirëpo ne nuk do të ndalemi asnjëherë në reformat tona, por në të njëjtën kohë do të respektojmë edhe ligjin edhe kushtetutshmërinë. Por, për detajet e çështjes konkrete do të flas vet ministrja Nagavci”, theksoi Kurti. 

Në prill, pensionistët, punëtorët dhe studentët do të marrin 100 euro shtesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar sot masat e reja për mbështetjen e të gjithë pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat dhe publik, si dhe studentët me nga 100 euro për muajin prill.

Kurti në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, tha se vlera totale e të gjitha këtyre masave është mbi 100 milionë euro.

Kurti: Nga 100 euro shtesë për pensionistët dhe punëtorët

“Sot po prezantojmë masat e reja në kuadër të pakos të cilat kanë për qëllim shtimin e mbështetjes për qytetarët. Kështu për muajin prill do ta dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet që përfitojnë nga kjo asistencë. Pensionistëve do t’ua ndajmë nga 100 euro shtesë për muajin prill. Nga kjo mbështetje do të përfitojnë të gjithë ata që marrin pension bazik, pension kontribut pagues, pension të veteranit e kështu me radhë. Për herë të parë do të mbështesim prej 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat. Pra, rreth 300 mijë punonjës. E në kuadër të mbështetjes për të punësuarit do të ndajmë shumën e një hershme prej 100 euro edhe për mbi 80 mijë zyrtarë publik”, tha Kurti në një konferencë për media.

Me nga 100 euro do të mbështeten edhe 80 mijë studentët dhe do të ndahen 40 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë.

Kurti tregoi edhe se nw mbledhjen e Qeverisw qw do tw mbahet neswr do ta miratojnw projektligjin pwr pagwn minimale.

Kurti: Edhe studentët do të përfitojnë nga 100 euro, nesër miratojmë projektligjin për pagën minimale

“Për herë të parë gjithashtu të gjithë studentët e Republikës do t’I përkrahim me një shumë të menjëhershëm prej 100 euro. Nga kjo mbështetje do të përfitojnë rreth 80 mijë studentë. Për shtresat më të cenueshme të shoqërisë veçse kemi filluar zbatimin e programit për shpërndarjen e mbi 40 mijë pakove ushqimore. Ndërkaq, do të vazhdojmë mbështetjen për ofrimin e shujtave përmes kuzhinave popullore. Vlera totale e të gjitha këtyre masave është mbi 100 milionë euro dhe nga këto masa e kjo shumë do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë ose secila familje e Kosovës. Përveç kësaj, në mbledhjen e Qeverisë e cila do të mbahet nesër do të miratohet projektligji që do t’i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë”, theksoi Kurti.

Ndërsa, ministri i Financave, Punës dhe Tranfereve ka treguar se kur do të dalin shtesat prej 100 euro në llogarinë e pensionistëve, punëtorëve dhe studentëve.

Murati: Pensionistët do t’i marrin nga 100 euro shtesë deri në fund të javës

“Pothuajse të gjitha kategoritë, të cilat janë përballur me vështirësi gjatë këtyre muajve, do të mbështeten nga Qeveria e Kosovës. Sa i përket përfitimit, në radhë të parë do të jenë pensionistët të cilët do ta marrin këtë mbështetje shtesë me pensionin e radhës që pritet të shpërndahet në fund të kësaj jave. Pastaj do të jenë edhe pagat e sektorit publik për të cilët I kemi të dhënat dhe do të shpërndahen në fund të muajit, kurse për punëtorët e sektorit privat dhe për studentët gjatë ditëve në vijim do të hapim procesin e aplikimit meqenëse për ta nuk kemi të dhënat e llogarive bankare për t’i transferuar mjetet”, theksoi Murati.

Kurse, sa i përket deklaratave të ndryshme për përgatitjen e një koncept dokumenti për rritjen e tatimit në paga, ministri Murati theksoi se është tërhequr nga diskutimi publik dhe qytetarët do të njoftohen zyrtarisht për këtë çështje.

Murati: S’është zyrtare koncept dokumenti për rritjen e tatimit në paga

“Për çdo masë që merr qeveria do t’iu njoftojë. Koncept dokumenti në fjalë ka qenë I publikuar për konsultime publike, nuk është dokument sekret, është publikuar dhe kam qenë I befasuar dhe kam kuptuar që ka qenë I përgatitur nga stafi civil. S’ka të bëj asgjë me qëndrimet e Qeverisë, e as nuk është që është bërë me direktiva nga kabineti. Normalisht që kam kërkuar të tërhiqet nga konsultimet publike dhe si qeveri me kohë do t’iu njoftojmë për të gjitha ndryshimet”, theksoi ai.

Plani për vrasjen e Dick Martyt nga serbët, deklarohet Kurti, ka një thirrje për Quintin në Serbi dhe BE-në

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për kërcënimin që ka marrë senatori Dick Marty, ku shërbimi sekret serb ka dashur ta vras atë dhe ta fajësojë Kosovën.

Gjatë një konference për media, ai bëri thirrje që Quint-i në Serbi dhe Bashkimi Evropian ta ngrisin këtë çështje me të gjitha organet shtetërore, shkruan Bota sot.

“Sa i përket çështjet Marty, ku kësaj radhe ai nuk është autor por protagonist mund të them që shteti dhe populli i Kosovës e kanë ditur gjithmonë se kush është Serbia, por unë shpresoj dhe besoj se Quinti në Beograd dhe Bashkimi Evropian në përgjithësi, ta ngrisin këtë çështjen me presidentin atje dhe me të gjitha organet shtetërore sepse kjo është një akuzë e jashtëzakonshme që i tejkalon çfarëdo masash individuale”, ka thënë ai.

Kurti përmendi edhe vrasjet e kryera nga shërbimi sekret serb, teksa përmendi Jusuf e Brdhosh Gërvallën e Kadri Zekën.

“Ju e dini se shërbimi sekret i Serbisë gjatë viteve të 70-ta e 80-të, jo vetëm të 90-ta, ka vrarë shumë patriotë, shumë veprimtarë, andaj këtë mënyrë të punës së tyre të mbrapshtë ata e kanë të ushtruar me dekada, ndër ata që u vranë ju e dini mirë janë edhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, prindi dhe xhaxhai i ministres sonë të jashtme dhe Kadri Zeka, e deri te Enver Hadri e shumë e shumë të tjera”, u shpreh Kurti.

Ai po ashtu përmendi rastin Panda në Pejë, si mënyrë që shërbimi sekret serb përdor prej kohësh për t’i fajësuar shqiptarët, por ai tha se është koha e fundit që kjo çështje të ngritët.

“Pra mënyra se si ka operuar në Evropën Perëndimore shërbimi sekret serb edhe ndaj shqiptarëve por edhe ndaj kroatëve është i njohur botërisht e duket se atë mënyrë e paskan planifikuar edhe ndaj Dick Martyt që të na fajësojnë neve. Në anën tjetër ne e dimë që edhe opinioni publik në Serbi është i njoftuar për rastin Panda në Pejë, ku janë vrarë të rinjtë që të fajësohet UÇK e pastaj në emër të kësaj, janë vrarë edhe civilët shqiptarë. Pra kjo është një metodë e njohur e shërbimit sekret serb e në veçanti për shtetin dhe popullin e Kosovës që e ka përjetuar këtë në përvojën e saj të hidhur, në jetën të cilën e mbajmë mend të gjithë ne të brezit që jemi sot por besoj që është koha e fundit që Qunti në Beograd dhe BE ta ngrisin këtë çështje me strukturat më të larta shtetërore në Serbi”, theksoi ai.

Kryeministri Kurti ka thënë se do të bashkëpunojnë me shtetin zviceran për të mësuar më shumë për këtë rast.

“Por gjithashtu ne jemi të interesuar që kjo të zbardhet deri në fund sepse nuk mjafton që të bëhet denoncimi dhe të shpjegohet që në 16 muajt e fundit senatori Marty paska pasur mbrojtje superspeciale për shkak të një rreziku të panjohur për neve, pra nuk mjafton vetëm ky denoncim, duhet të sqarohen shkaqet, rrethanat dhe informacioni tjetër sepse qartazi nuk ka të bëjë vetëm me z.Dick Marty por me shqiptarët dhe Kosovën”, ka deklaruar Kurti./G.B/

Murati i bën thirrje sektorit privat t’i rritë pagat e punëtorëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka bërë thirrje punëdhënësve të sektorit privat që t’i rrisin pagat për punëtorët e tyre.

Murati në një konferencë për media të martën bashkë me kryeministrin Kurti, ka thënë se Qeveria po ofron mbështetje për punëtorët e këtij sektori, por që këtë sipas tij, duhet ta bëjnë edhe vetë punëdhënësit.

“Bëjë thirrje për të gjithë punëdhënësit në sektorin privat që të shikojnë mundësinë e rritjes së pagave për punëtorët e tyre pasi do të ishte mirë që të shfrytëzohet edhe nga sektori privat që të rrisin pagat e tyre”, ka thënë Murati.

Sipas tij, për mbështetjen që Qeveria ka publikuar e që përfshinë pensionistët, punëtorët e sektorit publik, privat dhe studentët, duhet të bëhen edhe disa ndryshime ligjore.

“Për tu përmbushur e tërë pakoja e mbështetjes, na duhet që t’i kemi edhe disa ndryshime ligjore, është marrëveshja me Bankën Botërore për zgjerimin e skemës sociale, është Ligji për pagën minimale dhe Ligji për rishikimin e Buxhetit që na mundëson që t’i kemi këto mjete shtesë, për këtë mbështetje shtesë. Ligji për pagën minimale, përveç që rrit pagën, ofron edhe rritje të pagës neto për të gjithë punonjësit”, ka thënë Murati.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik shtesa prej 100 euro për muajin prill mund të ekzekutohet menjëherë, ndërkaq për punëtorët e sektorit privat dhe studentët nevojitet që të hapet procesi i aplikimit.

“Në radhë të parë do të jenë pensionistët që do ta marrin këtë mbështetje shtesë, pastaj do të jenë edhe pagat e sektorët publik, kurse për punëtorët e sektorit privat dhe studentët gjatë ditëve në vijim do të hapim procesin e aplikimit pasi nuk i kemi të dhënat e llogarive bankare”, është shprehur Murati.

Kurti pyetet për aksidentin që shkaktoi ministrja Hajdari, ja çfarë thotë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Roza Hajdari, ka shkaktuar një aksident të dielën, ku ka goditur një fëmijë të moshës 9 vejçare.

E për këtë çështje është pyetur sot kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media.

Ai tha se nuk ka informacione më shume se ato që i ka dhënë ministrja, derisa tha se i beson asaj, shkruan Bota sot.

Kurti tha se policia e ka rastin dhe se ajo nuk ka qenë duke vozitur më shpejt se që duhet.

“E shpreh keqardhjen time të thellë me atë çfarë ka ndodhur, me aksidentin në të cilin është lënduar një fëmijë. Unë nuk kam të tjera informacione përveçse ato që i ka dhënë ministrja Rozeta Hajdari dhe më duhet të them se i besoj. Ka qenë në veturë me motrën e saj me aftësi të kufizuara. Dhe me aq sa kam kuptuar, nuk ka shenja në asfalt të frenimit, që do të thotë se nuk ka pasur shpejtësi më shumë se që duhet. Policia e ka rastin, kamerat e marketit janë aty dhe besoj se kjo çështje do të sqarohet shumë shpejt”, ka deklaruar Kurti.

Kurti: Do ta rrisim pagën minimale dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se në mbledhjen e nesërme të Qeverisë, do të miratojnë projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Në një konferencë për media, kreu i Qeverisë bëri me dije se rroga minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë.

“Më mbledhjen e ardhshëm nesër,do të miratojmë projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në  264 bruto apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë, do ta rrisim pagën minimale dhe do ta lirojmë nga tatimi. Kështu sigurohemi ata që kanë paga më të ulëta do të kenë më shumë para në fund të muajit. Nga rritja e pagës minimale përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë, prej heqjes tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët”, tha Kurti, 

Kurti: Në prill do të ndahen ka 100 euro për punëtorët e sektorit publik dhe privat, të njëjtën do ta marrin edhe pensionistët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa thënë se për herë të parë do t’i ndajnë ka 100 euro për secilin punëtorë të sektorit publik dhe privat.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Gjithashtu, tha se ka 100 euro do t’i ndajnë edhe për gjithë pensionistët në Kosovë.

“Pensionin bazik e rritëm për 11 për qind, ndërsa 33 për qind për personat me aftësi fizike. Asistencën sociale e kemi rritur për 30 për qind. Gjithashtu për shtresat e cenueshme ndamë mbi 10 mijë kuponë dhe shujta përmes kuzhinave qendrore. Për asnjë qastë nuk u ndalem për të dalë në ndihmë qytetarëve dhe pikërisht atyre që kanë më shumë nevojë. Pensionistëve do ti ndajmë ka 100 euro për gjithë pensionistët. Për herë të parë do t’i ndajmë ka 100 euro për gjithë punëtorët e sektorit publik dhe privat”, tha Kurti.

Kurti e Murati në konferencë për media

Mbrëmë është raportuar se Qeveria e Kosovës po planifikon ndryshimin e Politikave Tatimore. Në Koncept-dokumentin e përgatitur nga Ministria e Financave, janë propozuar dy variante për normat e tatimit në pagë.

Nëse dikush që ka pagën 700 euro bruto aktualisht paguan 70 euro tatim në pagë, nëse miratohet kjo nismë e Qeverisë Kurti atëherë do të paguajë 105 euro tatim në pagë.

Kjo i bie që deri më tash ka marrë 630 neto. Kurse me këto ndryshime do të marrë vetëm 595 euro pagë.

Në këtë situatë është njoftuar që Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media sot në orën 09:00 në ndërtesën e Qeverisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat