Selmanaj: Osmani nuk është presidente e vendit, e shoh si instrument të Kurtit

Aktuale

Selmanaj: Osmani nuk është presidente e vendit, e shoh si instrument të Kurtit

Më: 12 prill 2022 Në ora: 18:20
Vjosa Osmani dhe Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se presidentja Vjosa Osmani është instrument i kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka deklaruar se Osmani është notere e kryeministrit Kurti.

Madje ai tha se Osmani nuk është presidente e vendit.

“Nuk ja zë të madhe zonjës Osmani. Atë e shoh si instrument të z.Kurtit. Ajo është një noterë e politikave dhe mendjes së kryeministrit Kurti. Nuk është presidente e vendit, në kuptimin e plotë të fjalës, nuk luan rolin e unitetit, nuk përfaqëson sa duhet dhe si duhet interesat e Kosovës jashtë. Fatkeqësisht e shoh si një noterë të z.Kurti”, deklaroi Selmanaj.

Më tutje, Selmanaj tregoi edhe një nga arsyet pse nuk ka votuar për Osmanin presidente.

“Njëra prej arsyeve pse nuk kam marrë pjesë në votimin e presidentes ka qenë se në Kosovë po instalojmë një partitokraci, ku një parti i ka të gjitha, pushtetin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat