Miratohet në Qeveri paga minimale 264 euro bruto, ministri Murati tregon kur pritet të miratohet në Kuvend

Aktuale

Miratohet në Qeveri paga minimale 264 euro bruto, ministri Murati tregon kur pritet të miratohet në Kuvend

Më: 13 prill 2022 Në ora: 07:53 Përditësuar në ora: 13:49 më 13.04.2022
Qeveria e Kosovës

​Murati: Projektligji për pagën minimale të miratohet me procedurë të përshpejtuar në Kuvend

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kërkuar nga Kuvendi miratimin në mënyrë të përshpejtuar të Projektligjit që i hapin rrugë miratimit të pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto.

Pas mbledhjes së qeverisë, Murati tha se niveli i pagës minimale do të ndryshohet vit pas viti në bazë të parametrave ekonomikë.

Murati: Projektligji mund të miratohet me procedurë të përshpejtuar

“Me anashkalim të procedurave dhe procedurë të përshpejtuar mund të miratohen projektligjet edhe brenda javës. Pra, mund të kalojnë procedurat brenda javës, ashtu që konsiderojmë ne se do të ishte e rëndësishme dhe simbolike që ky projektligj të hynte në fuqi për datën 1 maj, kur është edhe Dita e Punëtorëve”, tha ai.

Murati theksoi se përmes plotësim-ndryshimit të ligjeve që përcaktojnë shumën e benificionit në lartësi të pagës minimale dhe procedurat e caktimit të pagës minimale kanë dashur të krijojnë siguri juridike të çfarëdo ndërlidhje të skemave sociale dhe pensioneve me pagën minimale, përfshirë edhe të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Murati: Kemi dashur të krijojmë siguri juridike

“Pagesa për veteranët e luftës ka qenë e shkëputur që në vitin 2017, është projektligji që ka ndryshuar dhe plotësuar ligjin bazik, i cili e fshin nenin 18 që parasheh ndërlidhjen e kompensimit të pensionit të veteranit me pagën minimale. Për të evituar çfarëdo pasigurie juridike qoftë për pagesat e veteranëve, qoftë për pagesa të tjera të kategorive sociale kemi dashur të krijojmë një bazë të qëndrueshme juridike që mos të kemi telashe në procese gjyqësore”, tha Murati.

Nga ana tjetër, ministri Murati sqaroi edhe kush mund të përfitojë shtesat prej 100 eurove.

Murati: Shtesat prej 100 euro i përfitojnë ata që janë në vlerën e pagës 1000 euro

“Kriter do të jetë që gjitha pagat që janë primare nën vlerën 1000 euro do të mund të përfitojnë, ata që janë mbi nuk përfitojnë nga kjo mbështetje. Këtu do të përjashtohen po thuajse të gjitha pozitat drejtuese në nivel të institucioneve qeverisje të vendit”, tha ai.

I pyetur Murati iu përgjigj edhe kritikave të opozitës.

Murati: E kemi parë opozitën e tanishme në qeveri, e dimë si punojnë

“Ne si qeveri po vazhdojmë të punojmë për qytetarët dhe drejt përmbushjes së programit tonë. E kemi parë opozitën, të gjithë kanë qenë në pushtet dhe qeveri, qytetarët e dinë si kanë punuar ata dhe si janë shpërndarë milionat në të kaluarën, si është shpërndarë rritja e ekonomike aq sa ka pasur në xhepat e kujt. Ndërsa tash po e shohin mundësinë të bëjnë krahasimin që kjo qeveri të gjitha të hyrat që i mbledh dhe taksat i kthen te qytetarët”, tha ai.

Ndërsa bëri të ditur se janë afër finalizimit të Projektligjit për paga.

Murati: Shpresojmë të gjejmë konsensus me deputetët që paga minimale të miratohet më 1 maj

Ministri i Financave Hekuran Murati ka shpjeguar rregullimet e projektligji të propozuar nga ministria e Financave që ka të bëjë me plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 250 euro neto apo 264 euro bruto. Ky projektligji që sipas tij ka për synim të eliminojë pasiguritë juridike rreth pagës minimale në nivel kombëtar.

Përmes një konference për medie pas mbledhjes së Qeverisë, shefi i kuletës së shtetit ka kërkuar konsensus nga deputetët në mënyrë që ky projektligj të miratohet më datë 1 maj.

“Kishim edhe projektligjin për pagë minimale dhe shënon hapjen e rrugës. Sot nuk e kemi miratuar pagën minimale por i mundëson qeverisë dhe ngrit pragun e pagës minimale.

Përcillet në kuvend dhe atje vendoset për miratimin e projektligjit për pagë minimale. Shpresojmë në kuvend deputet të gjejnë konsensusin e përbashkët dhe të miratojnë projektligjet. Do të ishte shumë mirë të miratohet me 1 maj për shkak të simbolikës që e ka kjo datë”.

Ministri Murati: Gjitha pagat nën 1000 euro përfitojnë nga pako mbështetëse prej 100 euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kërkuar nga Kuvendi miratimin në mënyrë të përshpejtuar të Projektligjeve që i hapin rrugë miratimit të pagës minimale në 250 euro neto.

Përmes një konference për medie pas mbledhjes së qeverisë, Murati foli edhe për pakon mbështetëse ndaj qytetarëve.

“Gjitha pagat nën 1000 euro përfitojnë nga pako mbështetëse prej 100 euro, ndërsa ata mbi jo, sidomos pozitat drejtuese”, ai.

I pyetur nga KosovaPress, Murati iu përgjigj edhe kritikave të opozitës.

“Qytetarët e dinë si janë shpërnda mjetet në të kaluarën nga partitë e tanishme opozitare, ndërsa tani gjitha të hyrat dhe rritjet buxhetore shpërndahen qytetarëve”, tha ai.

Krahas kësaj, ai tha se janë afër finalizimit edhe të Projektligjit për paga.

Kosova ndalon eksportimin e produkteve themelore agroushqimore

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe rieksportit të produkteve themelore agroushqimore.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se agresioni rus në Ukrainë ka ndryshuar tregun global, derisa tregoi se cilat produkte do të ndalohen të eksportohen.

“Drithërat, mielli, vaji ushqimor, sheqeri dhe kripa”, tha ajo.

Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi edhe pakon mbështetëse prej 100 milionë euro për qytetarët, të cilat u bënë të ditura dje nga kryeministri Kurti.

Miratohet ndarja e 100 eurove nga Qeveria

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës e ku është miratuar ndarja e 100 eurove për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe atij publik.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shtesat për pensionistët do të ndahen në pensionet që do t’i marrin këto ditë, teksa për punëtorët e sektorit publik do të jepen në pagën e këtij muaji.

Ndërkaq, sipas Muratit punëtorët e sektorit privat dhe studentët do të duhet të aplikojnë për arsye që siç tha ai nuk i kanë llogaritë bankare dhe të dhënat tjera.

Ky propozim ka kaluar në Qeveri. 

Miratohet në Qeveri paga minimale 264 euro bruto

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto. Me këtë vendim do të bëhet ora e punës në vlerë 1.5 euro.

Në arsyetim të propozimit, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se do të duhet të ndryshohen edhe ligjet që ndërlidhen me pagën minimale.

“Projektligji në fjalë ka për qëllim të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhura personale dhe procedurat në përcaktimin e pagës minimale. Përmes këtij ligji synojmë të eliminojmë pasiguritë juridike për pagën minimale në nivel kombëtar. Së fundmi ky projektligj rregullon edhe mënyrën e propozimit të pagës minimale nga ministri. Miratimi i këtij propozimi i hap rrugë miratimit në Kuvend të pagës minimale prej 264 euro bruto dhe 250 euro net”, tha Murati.

Është miratuar edhe ndryshimi i shkallës tatimore, që parasheh që të gjitha pagat të mos tatohen në 250-euroshin e parë.

Qeveria do të shqyrtojë rishikimin e buxhetit, Kurti: Paga minimale do të jetë 264 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në këtë mbledhje të Qeverisë do të rishikohet buxheti për këtë vit, për t’i hapur rrugë votimit të Projektligjit për pagën minimale, e cila është 246 euro.

“Kemi projektligjin për pagë minimale 246 euro bruto. Sot do të miratojmë rishikimin e buxhetit për këtë vit. Po rishpërndajmë rritjen ekonomike në 10.5 për qind.  Në kuadër të pakos është edhe skema e punësimit për të rinjtë. Kemi mbështetur prodhuesit vendor. Ne mund të jemi qeveria e parë që po shpërndajmë para kur ata kanë nevoje. Muajin e kaluar Gjermania ka vendosur të ndajë 300 euro shtesë ndaj rritjes së çmimit të energjisë. Këtë tre mujor përveçse janë të larta 17 për qind janë më të larta sesa vetë parashikimet e institucioneve. Të blejmë sa më shumë produkte vendore”, tha Kurti.

Shefi i Qeverisë tha se asnjë anëtar i kabinetit qeveritar nuk do të përfitojë nga 100 euro sipas vendimit të Qeverisë.

“Asnjeri nga ne, anëtarë të kabinetit qeveritar nuk do të përfitojë nga shtesa për 100 euro por i ftojë secilin prej nesh që të votojë për ata që do i marrin këto shtesa”, tha Kurti.

Qeveria miraton Projektligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2022

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për rishikimin e buxhetit për vitin 2022.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se rishikimi është i jashtëzakonshme dhe se rishikimi i rregullt i buxhetit do të bëhet sërish në mes të vitit.

“Tre mujorin e parë të vitit kemi pasur 17 për qind më shumë të hyra, marrë parasysh edhe nevojën për mbështetjen e qytetarëve është parë e nevojshme të kemi një rishikim të tillë që të reflektohen këto të hyra. Vlera që i shtohet buxhetit është 150 milionë euro”, tha ai.

Kurti: Masat në vlerë 100 milionë euro për qytetarët nuk janë politika fiskale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se masat në vlerë 100 milionë euro për qytetarët nuk janë politika fiskale dhe zhvillimore, por politika sociale mbështetëse për familjet.

Masa të ngjashme, kreu qeveritar tha se kanë marrë edhe shtetet evropiane si Franca dhe Gjermania.

Ndërkohë tha se asnjëri prej kabinetit qeveritar nuk i përfiton këto shtesa prej 100 euro.

Ai tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë do të merret vendimi për rishikimin e buxhetit, i cili do të shkojë në 2.9 miliardë euro.

“Të hyrat në 3 mujorin e parë të vitit 2022 ishin 17 për qind se vitin e kaluar”, tha ai.

Adresimi i kryeministrit Kurti në mbledhjen e Qeverisë

Ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat