​Fehlinger: Ka ardhur koha që të suspendohet statusi kandidat i Serbisë për në BE

Aktuale

​Fehlinger: Ka ardhur koha që të suspendohet statusi kandidat i Serbisë për në BE

Më: 13 prill 2022 Në ora: 09:43
Ekonomisti dhe njohësi i çështjeve politike nga Austria, Gunther Fehlinger

Ekonomisti dhe njohësi i çështjeve politike nga Austria, Gunther Fehlinger ka kërkuar që të suspendohet statusi kandidat i Serbisë nga Bashkimi Evropian.

Ai ka thënë se Serbia po luan me disa karta dhe se Bashkimi Evropian nuk po bën asgjë për këtë çështje.

“Për një periudhë të gjatë Bashkimi Evropian ka qenë i butë në raport me Serbinë, edhe pse Serbia nuk ka treguar se është e interesuar shumë për paqe në Ballkan. Mund ta shihni edhe tani në vitin 2022 që Serbia nuk e ka mbyllur hapësirën ajrore për Rusinë, duke refuzuar kështu të vë sanksione ndaj këtij shteti agresor. Tjetër problem është militarizimi i Serbisë, që në vazhdimësi ndihmohet nga Kina e Rusia. Ka ardhur koha që të suspendohet statusi kandidat i Serbisë për në BE derisa ky shtet nuk është në një vijë me shtetet Bashkimit Evropian”, ka thënë ai në një intervistë dhënë për Tëvë1.

Austriaku, ka disa fjalë për shërbimet e inteligjencës serbe, që së fundmi thuhet se e kanë kërcënuar me vdekje Dick Martyn, me qëllimin për t’ua lënë fajin kosovarëve.

“Unë nuk e di sigurt nëse është planifikuar të vritet Dick Marty, por mund të them një gjë tjetër. Shërbimet e inteligjencës serbe janë të njohura për likuidimin e njerëzve. Në të 70-tat dhe të 80-tat ishte një praktikë standarde ku shqiptarët dhe kroatët vriteshin në Gjermani, Austri, e në Londër. Këto janë fakte te dokumentuara. Një investigim i thellë duhet të bëhet lidhur me kërcënimin që iu është bërë Dick Marty-t”, ka thënë, Fehlinger.

Më 1 mars 2012, Serbisë iu dha statusi i kandidatit për në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat