Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se përpjekjet e opozitës “për të njollosur” iniciativat për reformën në sistemin prokurorial dhe konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve në rastet kur ajo nuk mund të justifikohet, janë të dështuara.
“E kemi pasur të qartë që rruga drejtë reformave nuk do të jetë e lehtë megjithatë e kemi vullnetin e hekurt për të bërë ndryshimet e duhura”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
“Vendi ynë do të bëhet i jetueshëm, me drejtësi e barazi”, ka shtuar ajo.
Opozita ka kritikuar sistemin e drejtësisë.