​Selmanaj: Qeveria me disa nisma legjislative që i ka marrë ngreh shqetësimin tonë

Aktuale

​Selmanaj: Qeveria me disa nisma legjislative që i ka marrë ngreh shqetësimin tonë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 12:40
Driton Selmanaj

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka ngritur shqetësimin lidhur me vendimet legjislative të Qeverisë së Kosovës.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në konferencën për medie ka thënë se shqetësimi i tyre është edhe se po provohet që rekomandimet e Komisionit të Venecias të shfrytëzohen për legjitimim të qëllimeve jo të mira nga ana Qeverisë.

“Vlerësimet e LDK janë që Qeveria e Kosovës me disa nisma legjislative që i ka marrë së fundmi vërtetë ngreh shqetësimin tonë dhe jo vetëm tonin por kam përshtypjen që duhet të ngreh shqetësimin e të gjithëve që jetojnë në këtë për tendencë e pretekstit e çkapjes tani e kap vet shtetin.

Kur flasim ne për rikapje ose përpjekje për kapje të shteti flasim për institucionet  kryesor ne vend dhe ato janë institucionet e drejtësi. Shqetësim për neve është se si po shfrytëzohet ose po provohet që rekomandimet e Komisionit të Venecias të shfrytëzohen për legjitimim të qëllimeve jo të mira nga ana e kësaj qeverie për Kosovën”, tha Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat