​Astrit Zekolli: Ministria e Shëndetësisë asnjëherë nuk është marrë me ne

Aktuale

​Astrit Zekolli: Ministria e Shëndetësisë asnjëherë nuk është marrë me ne

Më: 13 prill 2022 Në ora: 14:37
​Astrit Zekolli

Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, përfaqësues të grupit të grupit të laborantëve të lartë të mjekësisë kanë treguar për diskriminim që po u bëhet për licencimin si biokimist klinik.

Përfaqësuesi i këtij grupi, Astrit Zekolli tha se 100 persona kanë përfunduar shkollimin dhe deri vonë nuk kanë pasur as licencë për punë.

"Në vitin 2012 kanë përfunduar pesë modulet dhe licencimet, por Ministria e Shëndetësisë asnjëherë nuk është marrë me ne. Shkollimin e kemi prej 420 kredive, të drejta të punës nuk kemi. Jemi 100 persona, i kemi mbledhur 50 nënshkrime. I kam katër kërkesa që ia kam dërguar ministrit, por nuk është përgjigjur. Jemi detyruar t'iu drejtohemi juve", ka thënë ai.

Anëtari i komisionit Shemsedin Dreshaj tha se Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë duhet ta zgjidhin këtë çështje.

Po ashtu, në këtë komision po paraqesin kërkesat e tyre, sindikatat e nëpunësve të shtetit të viteve ‘90-ta.

Ndue Kalaj nga Sindikata e Administratës Publike, tha se Ligji për Skemat Sociale nuk po përcakton statusin e përndjekurit politik të viteve ‘90-ta.

“Nuk e kishim besuar që një shtet i Kosovës të mos zgjidhë problemet e punëtorëve të përndjekur te viteve ‘90-ta. Një ndër ligjet që na ka dëmtuar ka qenë Ligji për marrëdhëniet e Punës në kushte të jashtëzakonshme, i cili ishte nxjerr në Beograd. Fatalitet tjetër kanë qenë edhe masat e përkohshme në Kosovë. 99 për qind te kosovarëve janë larguar nga puna në baza politike e nacionale dhe në kundërshtim me konventën 111”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat