23 raste të reja me CoVID-19 në Kosovë

Aktuale

23 raste të reja me CoVID-19 në Kosovë

Nga: M.L. Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 23 orëve të fundit janë shënuar 23 raste të reja me CoVID-19.

Sipas njoftimit në 24 orët e fundit janë dhënë 205 doza të vaksinës kundër COVID-19, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes ndërsa numri i rasteve aktive është 509.

Poastimi i plotë:

13 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 205 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.823.985 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.211 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 880 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.142.

Në total numri i rasteve aktive është 509.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në këtë link:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat