Osmani nesër viziton komunën e Mitrovicës

Aktuale

Osmani nesër viziton komunën e Mitrovicës

Nga: A.M. Më: 13 prill 2022 Në ora: 21:06
Vjosa Osmani Sadriu

Në kuadër të vizitave në komunat e vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, nesër do të vizitojë komunën e Mitrovicës.

 Me këtë rast, Presidentja Osmani do të ketë një sërë takimesh.

 "Në orën 12:00, Presidentja Osmani do të ketë takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza.

 Në orën 13:00, Presidentja Osmani vendosë lule tek pllaka përkujtimore në lagjen e Kovaçëve.

 Në orën 13:30, Presidentja Osmani viziton shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemali”. 

 Gjatë vizitës në Mitrovicë, Presidentja Osmani do të ketë takime me OJQ dhe do t`i vizitoj disa biznese", thuhet në njoftim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat