Qemajl Mustafa thotë se PDK “i ngriti” aktakuzë për ta ndihmuar Lutfi Hazirin që të fitojë në Gjilan

Aktuale

Qemajl Mustafa thotë se PDK “i ngriti” aktakuzë për ta ndihmuar Lutfi Hazirin që të fitojë në Gjilan

Më: 14 prill 2022 Në ora: 00:37
Qemaj Mustafa

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemaj Mustafa ka folur rreth aktakuzave ndaj tij – të cilat janë hedhur poshtë të mërkurën.

Mustafa deklaroi se gjatë kësaj kohe ka qenë i torturuar sepse procesi ka zgjatur rreth 6 vite.

“Po mirë nuk do të thosha që jam ekzaltu prej këtij vendimi për shkak se e kemi pritur që ky do të jetë fundi por aq gjatë kemi qenë të shënjestruar dhe diskretituar sa nuk e ndjejmë gëzimin e fundit të këtij procesi, ka qenë toturë për shumë vite që nga 2011-ta ani pse aktakuza është ngritur tek në vitin 2016”, tha ai.

Sipas tij, nën të dhe disa të tjerë janë rënduar akuza nga më të ndryshme – për çka thotë se nuk ka pasur asnjë lloj prove ose argumenti.

“Na kanë akuzuar për krim të organizuar, tejkalim të autoritetit zyrtar në ekonomi sepse kanë qenë edhe 10 afaristë ka shpikur çfarë ka mundur prokurori bazuar në hetuesë policorë që në fund u pa që kanë qenë të orkestruar dhe u pa që kanë qenë të dirigjuan nga një pikë e cila ka kryer punën e vetë është strukturë e çuditshme që nis hetime pa bazë ligjore, trupi gjykues insistoi deri në fund dhe e zhveshi atë sistem të dobët edhe qëllim keq të hetimeve dhe u pa që mungon baza për hetim nuk ka një letër që argumenton pse kanë nisur hetimet cila është ajo bazë e dyshimit”, shtoi ai.

Mustafa thotë se ajo çfarë është më e çuditshme është fakti se është hetuar për pesë çështje në të njëjtën kohë nga 6 prokurorë të ndryshëm.

Madje, këto ngritje aktakuzash ai i cilëson se kanë qenë për motive politike për çka drejton gishtin kah ish-partia e tij – Partia Demokratike e Kosovës.

Ai thotë se zyrtarë të kësaj partie në Gjilan duke ngritur aktakuza ndaj tij, kanë ndihmuar ish-kryetarin Lutfi Haziri, që të zgjidhet në krye të komunës.

“Dikush i ka lëshuar paralelisht krejt kapacitetet në Prokurorinë në Gjilan që ta diskreditojnë këtë njeri që ta qesin prej arenës politike që të mos kthehet kurrë dhe për kohë të gjatë ta mbajmë peng dhe kjo ka ndodhur. Prej fundit të vitit 2013 kur i humbi zgjedhjet dhe që botërisht publiku e din që Lutfi Haziri ka qenë i ndihmuar prej segmenteve të caktuar të PDK-së. Unë nuk kam emra të përveçëm por mënyra sesi jam linçu prej skenës politike flet qartë që kemi të bëjmë me urdhër politik nga lartë me një orkestrim të mrekulueshëm për të keq për të eliminuar njerëzit për t’i qit prej puëns, rrjedhës normale të jetës të politikës”, theksoi ai.

Ndërkaq, sistemi e drejtësisë në vend ai e quan “sistem të kapur politikisht”, pasi që “me lehtësi janë marrë 28 shërbyes prej më të mirëve të komunës dhe janë ekstriditu publikisht”.

“Është tragjike sesi funksionon sistemi se merren me kaq lehtësi 28 shërbyes prej më të mirëve që i pati Gjilani dhe mbahen peng janë ekstriditu personalisht publikisht i është ndalë karriera ngritja profesionale si shpërblim për punën e mirë që e kanë bërë kanë marrë një diskreditim publik si personal e familje për fat të mirë kthehen në punë mas shumë viteve të humbura, krenar sepse e kemi ditë që janë nga më të mirët por ndonjëri prej tyre do të punojë vetëm ndonjë vit sepse 6 vite ky hetim ia ka humb të drejtën e punës. Plotësisht i kapur përmes prokurorisë së kapur është bërë një terminologji përmes hetuesisë së kapur në Polici janë devijuar faktet sot e keni vendimin e trupit gjykues ku thotë se nuk u gjet asnjë letër e cila dëshmon bazën për hetim nuk kemi bazë për hetim mungon kërkesa e prokurorit Afrim Shefkiu drejtuar gjyqtarit Avdulla Ahmeti”, shtoi ai.

Por, Mustafa bëri të ditur se për të gjitha këto “maltretime”, ai do të bëjë një padi ndaj Gjykatës Themelore në Gjilan dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Dhe çka mund t’i themi kësaj ka qenë një fushatë e nisur herët në vitin 2011 që ka rezultuar me 5 hetime paralele 2 aktakuza ajo në Gjilan ka pushuar sepse është tërheq Porkurori dhe një padi e kam në Gjykatën Themelore në Gjilan për KPK-në qysh do ta kenë një padi tash sistemi i drejtësië për rastin tonë, natyrisht”, tha ai.

Gjatë gjithë kësaj kohe sa ka qenë i akuzuar ai thotë se e ka ditur se si do t’i vije fundi, por që shton se ka “besuar që brenda sistemit jofunksional të drejtësisë ka ndonjë prokuror dhe gjyqtar të ndershëm me integritet e dinjiteti profesional”.

Sa i përket punës së kryetarit të ri të Gjilanit, Alban Hysenit, ai thotë se është ende herët për ta vlerësuar.

Është herët të vlerësojmë punën e këtij kryetari e ka nisur puën i ka vendosë drejtorët në ndërkohë edhe ka një dinamikë të punës ka shumë sektorë ka trashëgimi nga e kaluara e ka pre gjendjen me të kalaurën ka trashëguar shumë obligime, shumë borxhe një kulturë të havarisur të punës në Gjilan”, tha ai.

Për pasardhësin e tij, Lutfi Hazirin ka hedhur kritika për mënyrën se si ka qeverisur me komunën, teksa thotë se “më shumë është marrë me zhvillimet e mëdha politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat