​Osmani viziton komunën e Mitrovicës

Aktuale

​Osmani viziton komunën e Mitrovicës

Më: 14 prill 2022 Në ora: 06:54
Vjosa Osmani

Në kuadër të vizitave në komunat e vendit, presidentja Vjosa Osmani sot do të vizitojë komunën e Mitrovicës.

Fillimisht, në ora 12:00, Osmani do të ketë takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza. 

Një orë më pas, është planifikuar që Osmani të vendosë lule tek pllaka përkujtimore në lagjen e Kovaçëve.

Ndërsa në ora 13:30, presidentja do të vizitojë shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemali”. 

Gjatë vizitës në Mitrovicë, është planifikuar që kryetarja e shtetit të ketë takime me OJQ dhe do t`i vizitojë disa biznese.

Javën e kaluar, Osmani qëndroi në Komunën e Gjilanit ku prej aty paralajmëroi se do të vizitojë të gjitha komunat e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat