Mungesa e deputetëve, shtyhet për të martën seanca e Kuvendit

Aktuale

Mungesa e deputetëve, shtyhet për të martën seanca e Kuvendit

Më: 14 prill 2022 Në ora: 16:37
Kuvendi i Kosovës

Është shtyrë për të martën seanca e Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi në seancë munguan deputetët.

Prezent ishin vetëm 78 deputetë.

“Vetëm 78 deputetë janë në sallë. Shtyhet për të martën seanca. Shihemi atëherë në orën 10:00”, tha Konjufca.

Paraprakisht, kryeparlamentari i paralajmëroi deputetët që nëse nuk i mbledhin edhe 10 deputetë, për t’u bërë 80 gjithsej, do ta ndërpresë seancën e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat