LDK konferencë për media/ Tregon kërkesat e radhës për qeverinë

Aktuale

LDK konferencë për media/ Tregon kërkesat e radhës për qeverinë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 12:22 Përditësuar në ora: 12:45 më 15.04.2022
LDK

LDK: Raporti i DASh-it ndaj medieve është shqetësuese, shpesh është cenuar nga pushteti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësime në lidhje me raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), e duke e specifikuar atë në të cilën thuhet se pati tentime për frikësim të përfaqësuesve të medieve nga politikanë, persona publikë, biznese dhe grupe fetare.

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, tha se liria e shprehës shpesh herë është cenuar nga pushteti.

Disa çështje serioze që trajtohen në raportin e fundit të raportit të DASH-t dhe raporteve tjera ndërkombëtare. Liria e shprehjes e cila është e garantuar me Kushtetutë është cenuar për mediat e gazetarët duke iu referuar raporteve kredibile, ku disa politikanë e të tjerë kanë ndërhyrë e kanë ushtruar presion ndaj tyre”, tha Mjekiqi.

Liria e shprehjes duhet të respektohet e mbrohet edhe kur janë kritike ndaj qeverisë. Mediat kanë rol të jashtëzakonshëm në mbikqyrjen e punës së qeverisë. LDK dënon praktikën e sulmeve ndaj medieve. Mosndëshkimi nga ana e qeverisë jep një shembull të keq. Sundimi i ligjit për vitin 2021 është karakterizuar me mangësi të shumta dhe mosveprim nga ana e qeverisë. Sipas raportit, shumë zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozita të larta vendimmarrëse”, tha tutje ajo.

Tutje ajo tha se edhe numri i rasteve që kanë rezultuar me dënime ende mbetet i ulët. Ajo përmendi edhe shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së.

“LDK kërkon që qeveria ta marrë seriozisht raportin e DASh-it dhe jo ta injorojë atë. Po të vazhdojë kjo praktikë e shkeljes së ligjit, raportet e ardhshme do të jenë edhe më shqetësuese. Sa i përket mostransparencës së qeverisë, si LDK kemi shprehur pakënaqësinë karshi raporteve me rëndësi”, tha tutje ajo.

LDK insiston në tërheqjen e trustit, Zemaj: Është nevojë e qytetarëve duke marrë parasysh ngritjen e çmimeve

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka shpalosur qëndrimin e partisë në lidhje me tërheqjen e trustit pensional nga qytetarët.

Ai para gazetarëve tha se LDK e përkrah një nismë të tillë por që mënyra e tërheqjes së trustit të rishikohet.

Zemaj tutje thotë se kjo tërheqje është nevojë e qytetarëve duke marrë parasysh ngritjen e çmimeve kohëve të fundit.

Ne e kemi dhënë qëndrimin tonë publik për këtë çështje dhe me vendim të qeverisë presim që të shkoj kjo procedurë të rregullt. Është nevoja e qytetarëve për një tërheqje të tillë duke marrë parasysh ngritjen e çmimeve. Jemi në përkrahje të tërheqjes të një shume të caktuar të parave por kjo do të duhej të bëhej në atë mënyrë duke mos e dëmtuar të ardhmen pensionale të qytetarëve. Forma dhe mënyra e tërheqje së këtyre mjeteve duhet të rishikohet”, tha Zemaj.

Ndryshe deputetë nga opozita kanë bërë propozimin që tërheqja e trustit nga qytetarët të bëhet deri në 30 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat