Bekë Berisha: Sulmi në Veri të Kosovës i përgatitur nga Rusia dhe Serbia

Aktuale

Bekë Berisha: Sulmi në Veri të Kosovës i përgatitur nga Rusia dhe Serbia

Më: 15 prill 2022 Në ora: 12:32
Bekë Berisha 

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës që nga data 13 prill janë sulmuar katër herë nga grupet kriminale.

Lidhur më këtë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se këto sulme janë të planifikuara nga Serbia dhe Rusia.

Ai shtoi se këto dy vende dëshirojnë që të destabilizojnë gjendjen në Ballkan.

“Këto sulme ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë një përgatitje e gjatë e politikës serbe dhe ruse, sepse është menduar shumë gjatë, njëjtë si situata në Ukrainë. Sipas planit të tyre ata janë duke dashur që të përhapin konfliktin edhe në Ballkan. Të jemi të vetëdijshëm për këtë situatë”.

Berisha tha se që nga situata në Ukrainë ne jemi të rrezikuar njësoje si shumë vende tjera të Evropës.

Për këtë sulm, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës kanë mbajtur një konferencë për media.

Gjatë konferencës, Sveçla është shprehur se Policia e Kosovës është sulmuar sot rreth orës 7;40 minuta.

Sulmi ka ndodhur me granata dore dhe kallashnikov.

Ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Meheti është shprehur se kemi të bëjmë më grupe të organizuara që dëshirojnë të pengojnë punën e Policisë kundër kontrabandës.

Këtë akt ata e kanë cilësuar si sulm tërrorrist

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat