Bedri Hamza s’po e mban premtimin: Do t'i ndërtojë të gjitha shtëpitë e djegura gjatë luftës!

Aktuale

Bedri Hamza s’po e mban premtimin: Do t'i ndërtojë të gjitha shtëpitë e djegura gjatë luftës!

Nga: Besnik Xhaka Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:27
Bedri Hamza gjatë fushatës zgjedhore për kryetar të Mitroivicës

Të nderuar bashkëqytetar

Kauza e Kryetarit (të jugut ) z.Bedri Hamza në raport me Mitrovicën e veriut po del si një gënjeshtër e kulluar, ku ne të gjithë banorët e veriut jemi dëshmitar ku gjatë fushatës zgjedhore ka deklaruar se do t'i ndërtojë të gjitha shtëpitë e djegura gjatë luftës.

Ndërsa, sot të gjithë ne banorët rezident të Mitrovicës së veriut jemi dëshmitar që Serbia ka ndërmarrë një ofensivë të paparë, me qëllim kolonizimin e Mitrovicës së veriut dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga veriu.

Bedri Hamza po hesht së bashku me zv.Kryesuesin e kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut z.Skender Sadiku.

Me çfarë të drejte meritojnë përfaqësimin kur nuk i mbajnë premtimet për banorët shqiptar dhe heshtin para kolonizimit nga Serbia. / B. XHAKA-2022

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat