Abdixhiku: Po i ndjekim me shqetësim lajmet për sulmet e armatosura kundër Policisë

Aktuale

Abdixhiku: Po i ndjekim me shqetësim lajmet për sulmet e armatosura kundër Policisë

Nga: M.L. Më: 15 prill 2022 Në ora: 17:12
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas raportimeve të fundit rreth sulmeve të armatosura ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës.

Në një njoftim për media LDK ka cituar fjalët e kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku, që ka thënë se po i ndjekin me shqetësim të madh raportimet rreth sulmeve të armatosura ndaj Policisë së Kosovë në pjesën veriore.

LDK thotë se ofron mbështetjen e nevojshme për Policinë dhe institucionet në kryrjen e detyrave të tyre.

Postimi i plotë:

Në vijim gjeni reagimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në lidhje me sulmet ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim të madh është duke i ndjekur lajmet e fundit rreth sulmeve të armatosura ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës. LDK ofron gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat