Serbia po provokon luftë! Luftë do të gjejë, "Kosova me NATO-n do ta godasë edhe nga toka!"

Aktuale

Serbia po provokon luftë! Luftë do të gjejë, "Kosova me NATO-n do ta godasë edhe nga toka!"

Idriz Morina Nga Idriz Morina Më 15 prill 2022 Në ora: 18:09
Foto Ilustrim: KFOR-i gjerman gjatë një operacioni

A janë shenja lufte provokimet me sulme të armatosura ndaj policisë së Kosovës nga Serbia?

Që nga fillimi i krizës së Ukrainës vitin e kaluar, kemi argumentuar se veriu i Kosovës mund të cenohet nga Serbia, duke shfrytëzuar jo vetëm vëmendjen e botës atje, por edhe për shkak të marrëveshjeve të fshehta të Serbisë me Rusinë, për realizimin e projekteve të tyre të paralajmëruara nga ato, ‘botën serbe’ dhe ‘botën ruse’.

Ata që janë të përfshirë dhe përgjegjës për sulmin duhet të gjurmohen

Por, çfarë duhet të bëjnë shqiptarët, pasi forcat policore të Kosovës u sulmuan nga serbët në veri, të cilët kontrollohen nga Beogradi?

Për zgjidhjen e situatës ka dy rrugë, e para, se lufta mund të jetë e pashmangshme nëse Serbia tashmë është përcaktuar për të dhe e dyta, nëse koha premton, zgjidhja mund të bëhet duke iu referuar rasteve se si kanë vepruar shtete të tjera, nëpërmjet parimeve të vendosura.

Një rast i preferuar mund të jetë, parimi që po i udhëheq ukrainasit, sipas modelit izraelit, që sikur na e ofron si zgjidhje eksperti gjerman për Europën Juglindore dhe Ballkanin, Martin Henze.

“Duke dëgjuar përsëri fjalitë e Resnikovit, më kujtohet shumë kryeministrja e madhe dhe e mençur izraelite Golda Meir, e cila në vitin 1972 udhëzoi shërbimet sekrete izraelite, në radhë të parë Mossad-in, me operacionin Cezarea me qëllim: "Ata që janë të përfshirë dhe përgjegjës për sulmin duhet të gjurmohen dhe të vriten””, shkroi Henze në tviter, duke ndërlidhur saktësisht 50 vjet udhëtim në kohë.

Shërbimet inteligjente e kishin kryer detyrën e tyre, duke mos lejuar asnjë dështim. “Golda Mair kishte thënë në atë kohë: “Do t’ju ​​gjejmë të gjithëve kudo që të jeni fshehur” dhe ashtu ndodhi. Në këtë drejtim, unë e kuptoj plotësisht pse ukrainasit po ecin tani në këtë mënyrë. Kriminelë të tillë të luftës nuk duhet të ndihen më kurrë të sigurt”, inkurajon Henze, duke e kuptuar përfundimisht se kriminelët e sojit të Putinit, dhe që mbështesin ideolog si ai dhe ideologji si ajo aktuale ruse, që në fakt është po ajo e dekadave dhe mbase shekujve më parë, nuk zgjidhet ndryshe.

Këtë lloj trasimi të politikës izraelite duket se po e ndjek Ukraina.

"Një e keqe e tillë nuk duhet të mbetet e pandëshkuar," tha ai në Kiev të hënën. "Zbulimi ynë identifikon sistematikisht të gjithë pushtuesit dhe vrasësit. Të gjithë ata. Secili do të marrë atë që "meriton" në kohën e tij”, ka deklaruar dje Resnikov, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, duke ua bërë të qartë se ata që kanë kryer krime lufte në Ukrainë do të përndiqen deri në varr!

Henze në vazhdimësi e ka tërhequr vëmendjen se Ballkani Perëndimor, Kosova dhe Bosnja janë të kërcënuara, madje në shënimin e tij para pak ditësh, theksonte se Vuçiqi dëshiron të bëhet Kadirovi i Ballkanit, udhëheqësit të Çeçenisë, i kthyer në sinonim të qeverisjes së egër atje dhe njëkohësisht lojal tërësisht ndaj Putinit. I njohur për thirrjet e tij për krime lufte, në përmbushje të qëllimeve ruse.

Po, çfarë po bën shërbimi ynë inteligjent?!

Sa prej autorëve serb të krimeve në Kosovë ia ka dalur t’i identifikojë, e lë më t’i shënjestrojë Shërbimi Inteligjent i Kosovës, AKI-ja?!

Sa prej kriminelëve që kanë krijuar struktura paralele në Kosovë janë shënjestruar nga AKI-ja?

Situata e paqëndrueshme në veri, mjaftueshëm dëshmon se gjërat nuk kanë shkuar për së mbari.

Sipas raportimit të drejtorit të policisë në më pak se 72 orë, grupet kriminale serbe, të kontrolluara nga Serbia, kanë katër sulme ndaj Policisë së Kosovës, “në mënyrë të sinkronizuar”, vendosja e 40 iriqëve të metaltë në rrugë, sulm me gurë, në sulmin e tretë dhe të katërt u përdorën armët e zjarrit direkt në patrullat e policisë, të cilat mbijetuan falë veshjes antiplumb të automjeteve.

Si mund të ecet me automjete antiplumb në veri, pa pasur trazira dhe asnjë gjendje alarmante? Por, sulmet e përmendura e dëshmuan brishtësinë e situatës atje.

Cila është zgjidhja?

Një zgjidhje për situatën në veri e ka përmendur menjëherë pas këtyre sulmeve, eksperti amerikan për Ballkanin, Janush Bugajski, duke inkurajuar që NATO-ja dhe forcat e Sigurisë së Kosovës, të hidhen në sulm për t’i asgjësuar terroristët.

Image
Eksperti amerikan për Ballkanin, Janush Bugajski: “Tandemi i krimeve të luftës Putin-Vuçiq dëshiron të provokojë një luftë tjetër”

“Mundësi e mirë për NATO-n dhe Kosovën që të punojnë së bashku dhe t’i kundërpërgjigjen me sulme terroristëve”, shkroi në tviter sot Bugajski.

Ai beson se këto incidente janë pjesë e skenarit për të provokuar luftë, nga partnerët e krimeve të luftës Putin-Vuçiq.

“Tandemi i krimeve të luftës Putin-Vuçiq dëshiron të provokojë një luftë tjetër”, thotë Bugajski.

Prandaj, kjo që thotë Bugajski, duket sikur bashkëtingëllon në kor me paralajmërimin e përmendur, por jo nga shqiptarët: “Do t’ju gjejmë të gjithëve kudo që të jeni fshehur”!

Një ditë duhet të përcaktohemi qartë se çfarë duhet të bëjmë me krimin e organizuar, si t’i asgjësojmë strukturat paralele dhe krimin e organizuar!

Ndoshta është koha për një pastrim edhe të oborrit, arrestimin e atyre shqiptarëve që kanë bashkëjetuar kaq gjatë me strukturat e krimit të organizuar serb!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot e ka mbledhur urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare!

Shpresojmë t’i shohim rezultatet!

Image
Pamje nga sulmet e mëhershme serbe ndaj policisë në veri

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat