Vritet një person në Klinë

Aktuale

Vritet një person në Klinë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 19:59 Përditësuar në ora: 20:52 më 15.04.2022
Mark Ademaj

Ky është personi që mbeti i vrarë sot në Zllakuqan

Sot në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës është vrarë një person.

Ngjarja e rëndë, që ka tronditur fshatin e Klinës, është konfirmuar  edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka dhënë disa informacione për këtë krim.

Sipas Gashit, të shtënat kanë ndodhur sot rreth orës 18:20 dhe vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës.

Mediat lokale në Klinë, kanë raportuar edhe për identitetin e viktimës.

Vktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur personi me emrin Mark Ademaj.

Bashkangjitur me informacionin, është publikuar edhe fotografia e tij.

Zbulohet identiteti i personit të vrarë dhe vrasësit në Klinë

Një person është vrarë sot rreth orës 18:20 në Zllakuqan të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan të Klinës një person është plagosur. Viktima me emergjencë është dërguar për në spitalin rajonal të Pejës. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi.

Ai tha se janë arrestuar tre persona që dyshohet sa janë involvuar në rast.

Mediat shkruajnë se personi që u vra sot është Mark Ademi.

Për vrasjen e Ademit, tanimë në prangat e Policisë ka rënë një i dyshuar.

Bëhet fjalë për Anton Ndrecajn, i cili dyshohet se e vrau Ademin pas një përleshje.

Vritet një person në Klinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pasi një person është vrarë në Zllakuqan të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar Policia teksa ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:20.

“Viktima është plagosur me armë dhe është dërguar në Emergjencën e Pejës, por pas pak kohësh mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij. 

I dyshuari është në kërkim”,thuhet në përgjigjen e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat