Aeroporti i Baselit anulon fluturimet për në Prishtinë

Aktuale

Aeroporti i Baselit anulon fluturimet për në Prishtinë

Më: 16 prill 2022 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Në aeroportin e Baselit shumë qytetarë që janë mbledhur me valixhe për të fluturuar për në Prishtinë, janë kthyer prapa pasi fluturimet janë anuluar pa paralajmërim në Euroairportin Basel-Mulhouse.

Avionët e tjerë për në Prishtinë ishin plot. Një tjetër fluturim nga kompania ajrore ALK (Boing B737-300), gjithashtu një kompani bullgare, dështoi.

Mbi 300 pasagjerë që po synonin Prishtinën mbetën në pritje, raporton Blick.

“Në check-in kishte kaos dhe dëshpërim mes njerëzve”, thotë zvicerani, i cili jeton në zonën e madhe të Bazelit.

Njëri nga të ngujuarit ishte edhe M. Krasniqi, i cili tha se ka fëmijë që qajnë dhe pasagjerë që vazhdojnë të përpiqen të kontaktojnë linjën telefonike të operatorit të fluturimit.

Euroaeroporti nuk dha asnjë arsye për anulimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat