Lajçi: Mos po idhnohet Bideni e s’e fton Kurtin me pa që hartat e thikat i kanë çuar në Ukrainë

Aktuale

Lajçi: Mos po idhnohet Bideni e s’e fton Kurtin me pa që hartat e thikat i kanë çuar në Ukrainë

Nga: A.ZH Më: 17 prill 2022 Në ora: 10:35
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka thënë se sot qytetarët po pushojnë, jo vetëm për shkak se është e diel, por edhe për shkak se është ditë feste.

Teksa u ka bërë thirrje “dardanëve” që të zgjohen nga gjumi, Lajçi ka folur edhe politikën. Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti mund të mos ftohet edhe në këtë vit në Amerikë, për të parë se “nuk ka harta e as thika”, se të njëjtat “janë çuar në Ukrainë për me qorrua rusin”.

Postimi i Lajçit në Facebook:

Çohuni o dardanela!

E diele pa diell. Edhe moti qenka n'lojë. Gëzofi e paska ndrrua fytyrën: Leshin u dashka me kthye përbrenda. Me nxe lëkurën u dashka n'prillin e pathyem! I thyemi asht i Kadaresë. Atë s'e prekim!

Unë i kam vu gishtat n'tastaturën e nji llaptopi lahper e po pres kush kujt po ia l... nanën, n'këtë të diele prilli, për me mujtë me kcye gishtat nëpër shkronja e me i shkë.... herë përpara herë për mbas!

Por, Dardanët hala janë tue u rrotullua shtratieve. Kush esull kush me ramazan! Këta t'paret janë tue u kujtua kujt me ia l... nanën e kujt me ia shalua kalin cullak! Këta të dytët, se si me ba sevapë e mos me shkelë buburrecin rrugëve. Por edhe njeni edhe tjetri, pritojnë me lanë shtratin e ngrohët, e mu çua me ia nisë hajrit. Jo punës jo, se asht e diele, madje edhe ditë feste. Janë Pashkët e duhet festua, por jo sot, se sot asht ditë pushimi, e festat e kanë kuptimin vetëm kur asht ditë pune. Kështu thotë Kushtetuta!

Këta me ramazan heshtin. S'e prishin agjërimin me shamje, si këta që i hipin kalit e dreqit cullak e ia ngrehin veshin... jo dreqit, po Albinit. A e keni vrejtë që iu kanë zgjatë. Si atij Beratit iu kanë ba! Tash e thërrasin: O Albin o vesh llapoç, dreqi n'ty u përpoq!

Besa mirë mbasi s'po ia ngrehin ... jo more, po hundën po dua me thanë, e mu ba shtrigan e me na tutë kur t'jep intervista për Londrën, Portugalinë, Amerikën... Jo Amerikën jo, se po tutet mos po idhnohet Bideni, e mandej shkon edhe ky vit, pa e thirrë n'Vashington. Jo për tjetër, po për me pa se nuk ka as harta as thika. Jo, ato i kanë çua n'Ukrainë për me qorrua rusin!

A po çoheni ma o dardanela, se unë po pres kush kujt po ia rruen ... livadhin more po du me thanë, e kush kujt po ia shtjen ... penin n'gjylpanë more, për me i kepë b... e shkyeme, e unë me i vu n'letër fjalët e juve 't'arta'!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat