Dëgjohen dy shpërthime në veri të Mitrovicës/ Deklarohet policia e Kosovës, tregon detajet

Aktuale

Dëgjohen dy shpërthime në veri të Mitrovicës/ Deklarohet policia e Kosovës, tregon detajet

Më: 18 prill 2022 Në ora: 01:00 Përditësuar në ora: 01:14 më 18.04.2022
Foto ilustrim

Policia për shpërthimin në veri: Ishin mjete piroteknike

Para pak minutash, mediat lokale të Mitrovicës raportuan se në Veri janë dëgjuar disa krisma.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë për median se krismat e dëgjuara në Veri kanë qenë nga mjete piroteknike. 

Sipas policisë, ato “me gjasë” kanë qenë të një festeje. 

Raportohet për shpërthime në Veri të Mitrovicës

Para pak minutash janë dëgjuar dy shpërthime në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

“Jepi zë” ka marrë vesh nga disa banorë të asaj zone që shpërthimet kanë qenë të fuqishme.

Sipas tyre, banorët po dyshojnë se mund të jenë bomba, por edhe fishekzjarre të mëdha.

Dëshmitarët thonë se shpërthimet janë dëgjuar në një prej lagjeve ku jetojnë shumë shqiptarë në veri.

Media ka biseduar edhe me shumë qytetarë nga lagje të ndryshme të qytetit, dhe është konfirmuar se shpërthimet janë dëgjuar edhe në jug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat