Shahini: Të lejohet tërheqja e Trustit deri 20%

Aktuale

Shahini: Të lejohet tërheqja e Trustit deri 20%

Më: 18 prill 2022 Në ora: 08:09
Ilustrim

Ekspertët e ekonomisë kërkojnë nga qeveria që të marrë masa për zbutjen e shkallës së inflacionit, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje prej 10%.

Ata thonë se në rastet kur vendi ballafaqohet me kriza të tilla, nevojitet ndërhyrja e qeverisë  për të rishikuar politikat fiskale në produkte esenciale.

Shkalla e inflacionit për periudhën mars 2021 – mars 2022 ka shënuar rritje prej 10%.

Eksperti i çështjeve të ekonomisë, Erton Bega, tha se qeveria duhet të ndërmarrë masa për të zbutur inflacionin që po e përcjell vendin.

Ai tha se duke e parë situatën pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, shtetet e rajonit por edhe të Evropës kanë ndërmarrë masa fiskale për krijimin e sigurisë në treg, ndërsa në  Kosovë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“ Çmimi është rritur në zinxhirin furnizues, mirëpo reflektimi i çmimit në raftet e markete është një rritje e kombinuar si rezultat i konfliktit në Ukrainë dhe keqpërdorimi nga bizneset spekulante, të cilët kur ka këso kriza, synojnë të përfitojnë dhe të ngritin çmimin më shumë sesa është ngritur në zinxhirin furnizues. Qeveria duhet t’i rishikojë të gjitha politikat fiskale në produkte esenciale të drithërave, vajit, qumështit, sepse rritja e çmimeve është aq e lartë saqë shteti ynëë nuk ka njohur në 15 vitet e fundit”, tha ai.

Bega tha se nëse vendi përballet me kriza ekonomike, është e nevojshme ndërhyrja e shtetit.

Edhe  kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, tha se me gjithë që vendi ynë është vonuar në marrjen e këtyre masave nuk do të thotë se nuk mund të bëjë asgjë në këtë drejtim.

“Qeveria duhet të nxisë politika zhvillimore, duhet të shikojë reformimin e politikave fiskale të përkohshme dhe ato të përkohshme  duhet  t‘i reduktojë. Rishikimin i politikave fiskale do të thotë reduktimi i politikave tatimore në kuptimin siç kanë bërë vendet e tjera në artikujt bazë në produktet ushqimore dhe energji, theksoi ai.

Shahini tha se nëse qeveria nuk ka mjete për të ndihmuar, atëherë do të duhet të lejojë tërheqjen e një pjesë nga Trusti Pensional edhe atë deri në masën prej 20%, me çka në tregun vendor do të futeshin në qarkullim rreth 400 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat