VV pamundëson votimin e Komisionit Hetimor, opozita e lëshon seancën

Aktuale

VV pamundëson votimin e Komisionit Hetimor, opozita e lëshon seancën

Më: 19 prill 2022 Në ora: 07:14 Përditësuar në ora: 10:50 më 19.04.2022
Kuvendi i Kosovës

Tahiri: I kemi 40 nënshkrime për formimin e Komisionit Hetimor, të hyjë në rend dite

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se kanë kanë arritur t’i mbledhin 40 nënshkrime për formimin e Komisionit Hetimor.

Fillimisht Tahiri ka kërkuar të hyjë në rend dite formimi i këtij Komisioni, e më pastaj të vazhdojë me marrëveshjet.

“Meqenëse jemi në fillim të seancës si grup i PDK dhe për komisionin hetimor kemi propozuar komisionin hetimor që është përkrahur nga 40 deputetë.

Ne e kemi diskutuar edhe në seancën e kaluar dhe përmes këtij mocioni kërkojmë nga grupet parlamentare ta përkrahin formimin e këtij komisioni dhe kërkojmë të futet në rend dite dhe pastaj votojmë për marrëveshjet”, tha Tahiri.

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Sot seancë në Kuvend, kjo është tema e diskutimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00).

Ngjarjet e tjera të datës 19 prill 2022:

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave si dhe Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport-CERP huamarrje nga Banka Botërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

Kryesues i Kolegjiumit për Arsim parauniversitar Samir Shahini raporton në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me gjendjen e arsimit parauniversitar në nivel komunal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

Këshilli i Nxënësve të Kosovës mban marrshin e nxënësve “S’po shkohet n’shkollë” si thirrje për cilësi në arsim. (Sheshi ”Zahir Pajaziti”, ora 13:30)

Me rastin e ditës se Veteranëve te Betejës se Koshares, Presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe Shoqata e ish-Brigadës 138, “Agim Ramadani”  ju ftojnë në ndarjen e Çmimit “Ditët e Shqipes”, për veprimtari te përgjithshme. Laureatët: Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat